1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina aplikon për antarësim të përshpejtuar në NATO

30 Shtator 2022

Presidenti i Ukrainës Zelenskyj synon antarësimin me process të përshpejtuar në NATO. Menjëherë pas aneksimit të katër territoreve nga Rusia, Ukraina aplikoi zyrtarisht për në NATO.

https://p.dw.com/p/4HcAD
Ukraine Kiew | Wolodymyr Selenskyj, Präsident
Fotografi: Ukrainian Presidential Press Office/AP Photo/picture alliance

"Faktikisht ne e kemi përshkuar rrugën tonë në NATO", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj në një fjalim në video. "Sot Ukraina paraqet kërkesën, për ta realizuar këtë hap edhe de jure."

Zelenskyj e argumentoi kërkesën e tij për një proces të përshpejtuar antarësimi me rëndësinë që ka Ukraina për mbrojtjen e shoqërive perëndimore. Por parimisht antarësimi në NATO është i mundur vetëm, nëse vendet kandidate nuk janë të involvuar në konflikte dhe grindje ndërkombëtare për rrjedhën e kufijve.

Kreu i NATO-s Stoltenberg: Porta jonë është e hapur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg veprimin e fundit të Rusisë në luftën kundër Ukrainës e cilësoi si një përshkallëzim të rëndë që nga fillimi i invazionit më 24 shkurt. "Ky është një moment vendimtar", tha norvegjezi në Bruksel. Ai duke iu referuar kërcënimeve me armë bërthamore dhe aneksimit të padrejtë të territoreve ukrainase theksoi: "Asnjë nga këto veprime nuk tregon forcë. Por tregon vetëm dobësi."

Lidhur me kërkesën e Ukrainës për pranim në aleancë Stoltenberg tha: "Ne vazhdimisht kemi theksuar, se porta e NATO-s mbetet e hapur". Por njëkohësisht ai nënvizoi, se një vendim i tillë "kërkon unanimitet".

rb/nob/jj/ww/mak/ack (dpa, afp, rtr, ap)