Udhëheqja çeke kërkon shpëtim tek aleanca me SHBA | Evropa | DW | 06.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Udhëheqja çeke kërkon shpëtim tek aleanca me SHBA

Nuk ishin të paktë ata që krijuan përshtypjen se çekët dhe amerikanët ishin marrë vesh tashmë. Kjo përshtypje u konfirmua tani

Protesta kundër vizitës së Bushit në Pragë

Protesta kundër vizitës së Bushit në Pragë

Udhëheqjet e të dy vendeve janë në një mendje: mbrojtja raketore amerikane është e mirë për të gjithë dhe nuk dëmton njeri, përveç Rusisë. Ky është konsensusi në bisedimet e presidentit amerikan George Bush me udhëheqjen në Pragë pak para paraqitjes së Bush-it në samitin e G8-ës në Gjermani.

Ministrja çeke e mbrojtjes Vlasta Parkanova, i dorëzoi Bush-it një CD me himnin të kënduar vetë për vendosjen e mundshme dhe të diskutueshme të stacionit amerikan të radarëve në Bohemi. Qeveria e kryeministrit Topolanek e mbulon krejtësisht rezistencën e popullsisë ndaj planeve amerikane. Sipas përllogaritjeve serioze rreth 60 për qind e çekëve janë kundër stacionit të radarëve.

Fakti që shumica e çekëve janë kundër mburojës kundër-raketore dhe ndërtimit të një stacioni radarësh në vend u cek me sa duket shkurt në bisedimet e presidentit amerikan George Bush me udhëheqjen në Pragë. Kryeministri çek Topolanek kishte theksuar vazhdimisht muajt e kaluar se e shikon me shumë mirëdashje projektin e Pentagonit. Nuk ishin të paktë ata që krijuan përshtypjen se çekët dhe amerikanët ishin marrë vesh tashmë. Kjo përshtypje u konfirmua tani.

Vetëm presidenti i shtetit Václav Klaus tha se kishte tërheque vëmendjen kundrejt Bush-it për atë se sa e rëndësishme është mbështetja maksimale e opinionit çek, mjaft të ndjeshëm për këtë temë. Se si mund të fitohet ajo, këtë nuk e dinte as Klaus-i.

Sidoqoftë më e rëndësishme ishte për udhëheqjen çeke se çfarë do të merrte në këmbim nga SHBA. Më shumë siguri, thonë ata si në mullinjtë e faljeve. Ata shpresojnë se më bindëse është çështja me vizat. Çekëve ju duhen në fakt ende viza për të udhëtuar në SHBA. Heqja e këtij detyrimi për viza do të kishte forcë të madhe simbolike për njerëzit, këtë e di edhe kryeministri, prandaj foli për të me Bush-in. Ky tha se do të merrej me këtë çështje. Për amerikanin nuk ishte gjë e madhe, si të thuash vetëm ca perla qelqi, por për kryeministrin në Pragë kjo ishte mundësia për të shënuar pikë tek zgjedhësit, kështu shpreson ai të paktën.

Megjithatë shpresa mund të jetë e kotë sepse si politikan nuk mund të largohesh më shumë nga realiteti sesa e ka bërë Topolanek. Me sa duket bindja e zgjedhësit për politikën personale nuk ka rëndësi për Topolanek-un dhe ekipin e tij. Për të ka rëndësi vetëm arritja e marrëveshjeve për të ruajtur pushtetin e vet. Komunikimi me popullin e vet ka dështuar me kohë. Shembulli më i mirë: Këto ditë u emërua një zëdhënës qeveritar vetëm për mbrojtjen raketore, ai ka për detyrë t'ia bëj të pëlqyeshme popullit këtë temë.

Me që bie fjala Topolanek nuk është vetëm avokat i keq i popullit të tij, ai luan me hile edhe me amerikanët. Përcjell përshtypjen sikur miratimi i Çekisë të ishte thuajse i sigurt; por edhe në radhët e qeverisë ka skepticizëm, tek të gjelbërit. Në kushtet e shumicave të vogla në parlament, opozita e rëndësishme socialdemokrate thotë ende jo. Këtyre u shtohet trysnia e rrugës, e rëndësishme është edhe nisma qytetare mbarëkombëtare.

Po-ja e shpejtë nga goja e kryeministrit ndoshta nuk është fjala e fundit nga Praga. Të thonë jo është vërtet ende një opsion për çekët.

  • Data 06.06.2007
  • Autor Peter Hornung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7r
  • Data 06.06.2007
  • Autor Peter Hornung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7r