Udhëheqësit muslimanë në Britani dënojnë sulmet terroriste | Evropa | DW | 20.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Udhëheqësit muslimanë në Britani dënojnë sulmet terroriste

Takimi me kryeministrin Blair

Xhami ne Londer

Xhami ne Londer

Klerikët muslimanë përmes një dekreti "kanë ndaluar rreptësisht" atentatet vetëvrasëse. Forumi i muslimanëve britanikë si reagim ndaj atentateve të Londrës me 7 korrik ka lëshuar një Fatwa, një dekret të obligueshëm për besimtaret. Fatwa duhet të lexohet me 22 korrik në xhamitë e Britanisë së Madhe. Kryeministri Toni Blair u takua me përfaqësues të rreth 1,6 milionë muslimanëve në vend.
Si pati mundesi që njerez në dukje normalë planifikuan në fshehtesi terrorin kunder Londres? Si mund të pengohet kjo në të ardhmen? Këto janë dy gjërat kryesore, që e preokupojnë në moment Toni Blairin. Ai u takua dje me udheheqes të fese islame dhe punonjës sociale, për të diskutuar për këto probleme.
Tek shoqatat muslimane është rritur dukshem ndergjegjësimi pas sulmeve të Londrës, thotë Khalid Mahmood, njëri nga deputetët muslimanë në parlamentin britanik:
"Javën e fundit kam parë, që bashkësitë marrin shumë përgjegjësi mbi vete dhe thonë: Ky problem na preokupon dhe ne se bashku me policinë dhe autoritetet duhet të kujdesemi që ta bëjmë të qartë se keto njerez nuk na takojnë ne, keta janë ekstremistë dhe ne duhet ta përballojmë së bashku këtë gjë."
Sinjalet e para i dhane këshilli i suniteve dhe forumi i muslimaneve në Britani, një organizatë që përfshin 500 xhamitë në vend. Ata kanë nxjerrë Fatwa kunder terrorizmit. Fatwat janë ekspertiza të obligueshme ligjore, që nxirren nga muftitë islamë, klerike që kanë përgatitjen e eksperteve për juridiksionin islam. Këshilli i suniteve në Britani shkruan në Fatwan e saj" "Kush i ka dhënë ndonjëriu të drejtën të vrasë të tjerët? Eshtë mëkat, dhe kush bën vetëvrasje shkon në ferr."
Forumi musliman britanik citon në Fatwen e tij një fjali nga Korani: "Kush vret një njëri, ai ka vepruar në atë mënyrë sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzimin." Fatwat do të lexohen në lutjen e së premtes në xhamitë britanike, në këtë mënyrë ata kanë fuqi juridike për muslimanët.
Por: Sado të rëndësishme të jenë këto sinjale ata nuk shërbejnë aspak nqs nuk arrijnë muslimanët e rinj britanikë, thotë Muhamed Rashid i bashkësisë kulturore islame në Luton:
"Shqetesimi im më i madh është që vetem 10% e imamëve në xhamite britanike flasin anglisht. Djemtë tanë shkojnë pastaj në universitete, nuk kanë mësuar kurrë të interpretojnë sic duhet koranin dhe prandaj instrumentalizohen pastaj nga të tjerët për qëllimet e tyre."
Kjo është një temë e rëndësishme, një tjetër është se shoqatat muslimane duhet të kujdesen vetë, që në mesin e tyre të mos krijohen celula terroriste, dhe nqs shfaqen momente dyshimi, kjo u duhet njoftuar autoriteteve. Iqbal Zakranie, kryetari i këshillit musliman në Britani e premtoi këtë javen e kaluar, por në të njëjtën kohë ai kërkoi më shumë mbështetje nga autoritetet dhe nga politika. Fjala është edhe për çështjen e informimit dhe të sqarimit, fjala është edhe për vendet e punës dhe përmirësimin e pozitës sociale.
Sepse gjendja e shumicës së muslimanëve të rinj gjithçka mund të jetë por jo e mirë. Ata janë të deprimuar dhe ky deprimim zbrazet në zemërim. Se çfarë bisedojnë imamët e tyre me Blairin, nuk u intereson shumë:
"Vështroni Irakun, shikoni se çfarë bëjnë Blair dhe Bush atje, Ata vrasin vëllezërit dhe motrat tona. Blair nuk e donte ndryshe."

  • Data 20.07.2005
  • Autor Bertram Quadt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDl
  • Data 20.07.2005
  • Autor Bertram Quadt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDl