Udhëheqësit e Kosovës presin që Rusia të përkrahë pavarësinë | Ballkani | DW | 18.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Udhëheqësit e Kosovës presin që Rusia të përkrahë pavarësinë

Shefi i zyrës së Rusisë në Kosovë tha se, federata ruse ka të drejtën e vetos në KS-it dhe do ta shqyrtojë atë me kujdes, po qe se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk është në përputhje me qasjen universale të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe nuk është në përputhje me interesat e Federatës Ruse

Rusia ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit

Rusia ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit


Shefi i zyrës së Rusisë në Kosovë Sergei Baznikin, tha se federata ruse dëshiron që zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës të jetë e pranueshme nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në përputhje me qasjen universale të marrëdhënjeve ndërkombëtare.

Këtë deklaratë, shefi i Zyrës ruse në Prishtinë Sergei Baznikin, e bëri dy ditë para mbajtjes së mbledhjes së Grupit të Kontaktit në Nju Jork, ku do të diskutohet për statusin e Kosovës. Ai tha se, Rusia si anëtare e Grupit të Kontaktit, dëshiron që çdo vendim për Kosovën brenda këtij mekanizmi të lartë ndërkombtar të jetë unik.

Mund të them se e drejta e vetos është çështje e patjetërsueshme në politikë. Federata Ruse ka të drejtën e vetos dhe do ta përdorë atë me kujdes në Këshillin e Sigurimit, po qe se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk është në përputhje me qasjen universale të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe nuk është në përputhje me interesat e Federatës Ruse. Mirëpo, ne nuk dëshirojmë ta paragjykojmë zgjidhjen e statusit përfundimtar përderisa bisedimet për të ardhmen e Kosovës akoma janë duke vazhduar," tha Sergej Baznikin.

Një javë më parë në mediat kosovare është komentuar gjerë e gjatë një deklaratë e presidentit rus Vlladimir Putin, i cili tha se Rusia do të përdorë veton e saj kundër në KS-it, në rast se ky mekanizëm i lartë vendos të njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërkaq kërkon nga Rusia që të njohë pavarësinë e Kosovës. …

"Mbledhja e grupit të kontaktit ku do të diskutohet për çështjen e statusit të Kosovës do të zhvillohet ditën e mërkurë në Nju Jork. Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe një përfaqësues politik nga Kosova mirëpo, akoma nuk është bërë e ditur nëse për në Nju Jork do të udhëtojë, presidenti Fatmir Sejdiu, apo kryeministri Agim Çeku. Të dy udhëheqësit kosovarë presin që grupi i kontaktit dhe KS-it, gjatë kësaj jave të përcaktohen që zgjidhja e statusit të Kosovës të përfundojë brenda këtij viti me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

  • Data 18.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcX
  • Data 18.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcX
Reklamë