1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Udhëheqësit kosovarë urojnë forcat politike serbe të tregojnë orientim evropian

Bekim Shehu22 Janar 2007

Udhëheqësit politikë kosovarë thonë se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi treguan qartë se nuk ka ndryshim të skenës politike serbe se shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës ishte e panevojshme

https://p.dw.com/p/ArZS
Përkrahës i Partisë Radikale Serbe në Mitrovicë, 17 janar 2007
Përkrahës i Partisë Radikale Serbe në Mitrovicë, 17 janar 2007Fotografi: AP

Përfaqësues të institucioneve kryesore të Kosovës, i cilësuan zgjedhjet serbe si një veprim të brendshëm demokratik që u zhvillua në Serbi dhe sipas tyre, nuk kanë të bëjnë asgjë më Kosovën, përveç datës së tyre që ishte një shkas për shtyrjen e paraqitjes së propozimit për statusin e Kosovës nga ana e ndërmjetësit Marti Ahtisari. Udhëheqësit kosovarë thonë se, rezultatet e zgjedhjeve serbe treguan se në Serbi, nuk ka ndryshim të skenës politike, mirëpo urojnë që forcat politike në Serbi të tregojnë realisht orientim evropian.


Edhe grupi negociator i Kosovës, konstaton se zgjedhjet në Serbi ishin një proces i një vendi fqinjë të Kosovës mirëpo, lidhshmëria e tyre gjithsesi kishte të bëjë me paraqitjen e propozimit të statusit të Kosovës nga ana e ndërmjetësit Marti Ahtisari. Zëdhënësi i Grupit Negociator Skënder Hyseni thotë se, rezultatet e zgjedhjeve në Serbi treguan se pritjet për ndonjë ndryshim siç shprehet ai, spekakular në skenën politike serbe kanë qenë të kota.


Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, morrën pjesë edhe pjestarët e komunitetit serb të Kosovës. Qeveria e Kosovës megjithatë fton serbët e Kosovës, që ta projektojnë
të ardhmen e tyre në kuadër të institucioneve legjitime të Kosovës, sikundër fton
qeverinë e re serbe që do të dalë nga këto zgjedhje, që t'i inkurajojë serbët për të mbetur në Kosovë dhe për tu integruar në shoqërinë dhe në shtetin e ardhshëm
të Kosovës.

Sidoqoftë, Prishtina zyrtare pret që tash pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, ndërmjetësi Marti Ahtisari të bëjë publik propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Përfaqësues të zyrës së ndërmjetësit ndërkombëtar, njoftuan se Marti
Ahtisari do të prezantojë shumë shpejtë projektin e tij për statusin dhe nuk do të ketë shtyrje të tjera. Marti Ahtisari, thuhet se po bënë përgatitjet e fundit për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd, për tu prezantuar palëve propozimin e tij. Do të pres përgjigjjet e Prishtinës dhe Beogradit dhe më pas menjëherë propozimin për zgjidhjen e statusit të Kosovës Marti Ahtisari, do ta dërgojë në KS-it të OKB-së.