U zbulua sekreti mbi informantin e skandalit të ″Watergate″ | Bota | DW | 01.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

U zbulua sekreti mbi informantin e skandalit të "Watergate"

Ka qenë sekreti i mbuluar më mirë për më shumë se tre dhjetëvjeçarë në historinë amerikane. Tanimë ai u ndriçua. Informanti anonym me pseudonimin, "Zëthelli", i cili zbuloi skandalin e famshëm "Watergate që atëherë madje çoi edhe në rrëzimin e presidentit amerikan, Richard Nixon, ka qenë, Mark Felt. Ai ka qenë numri dy i FBI-së atëherë, këtë e bëri të ditur përballë revistës "Vanity Fair" vetë Mark Felt, i cili tregoi, se ai ka qenë informanti i reporterëve të njohur,të gazetës "Washington Post", Carl Bernstein dhe Bob Woodward

Mark Felt para mediave, përbri vajza e tij

Mark Felt para mediave, përbri vajza e tij


Ka qenë sekreti i fshehur më së mirë në Wahington, ndoshta i vetmi, i cili në 30 vitet e fundit nuk u zbulua. Identiteti i informantit "Zëthelli", që bëri të plaste skandali i "Watergate". David Gergen, atëherë këshilltar i presidentit Nixon, thotë: "Kjo ka qenë për 30 vjet loja me miun në Washington, të mos harrojmë, se bëhet fjalë për një nga episodet më të turpshme të historisë amerikane. Është hera e vetme, që një presidenti e lë me turp postin e tij. Ne të gjithë duam t'a dimë këtë për librat e historisë."Tani loja me miun mori fund. "Unë isha personi me pseudonimin "Zëthelli", titullon "Vanity Fair" faqen e parë në numrin e saj të ri, bashkë me foton e Mark Felt. Nipi i Zëthellit, Nick Jones shprehet: "Mark dyshonte të bënte publik identitetin e tij në të shkuarën duke qenë i dyzuar edhe nëse sjellja e tij ka qenë e përshtatshme për një njeri të FBI-së. Por para pak kohësh ai i tha nënës sime: "Njerëzit e kanë quajtur "Zëthellin" një kriminel".Tani ai është një hero.
Afera e "Watergate" filloi në vitin 1972, me dështimin e një vjedhjeje në shtabin qendror të partisë demokratike në zyrat dhe kompleksin e hoteleve me të njëjtin emër në bregun e Potomac. "Ne menduam se ka qenë një arrestim i zakonshëm", kujton ish polici John Barret. Gangsterë që bastisin një zyrë. Por të ashtuquajturit "gangsterë" kishin një detyrë spiunazhi, drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, siç gjurmuan muaj me radhë dhe bënë të ditur reporterët, Carl Bernstein dhe Bob Woodward. Dhe kjo me ndihmën e "Zëthellit". Në filmin e Hollivudit "Të gjithë njerëzit e presidentit", informanti sekret në nje takim konspirativ një një garazh nëntoke u jep reporterëve një ndihmë vendimtare: "Ndiqni vetëm paranë!" Vjedhësit e Watergate u paguan me mjetet financiare të fushatës zgjedhore të presidentit. Pjesa tjetër është histori. Dy vjet me radhë presidenti Nixon e dementon çdo lloj dijenie mbi këtë vjedhje: "Unë nuk kisha ndonjë dijeni mbi Watergate"

Por skandali nuk u shua dhe në 9 gusht të viti 1974 presidenti Nixon dha dorëheqjen. Ndërkohë që "Zëthelli" mbeti një mister. U spekullua shumë mbi emrin e vërtetë të informantit. Nga Henry Kissinger deri tek Alexander Haig e John Dean. Madje edhe Donald Rumsfeld. Por të gjithë e dementuan pjesëmarrjen si informant. Madje vetë Mark Felt. Me të drejtë si bën të ditur Washington Post tani. 91 vjeçari e ka bërë të ditur vetë të shkuarën e tij, e cila do të mbetej e pazbuluar deri në vdekje. Nipi i Mark Felt, Nick Jones: "Gjyshi im është i gëzuar,që tanimë ai nderohet për rolin e tij si "Zëthelli" dhe për vëmendjen, që i është kushtuar 32 vjetëvë që ai i ka shërbyer vendit." Pasi u zbulua sekreti mbi "Zëthellin" ish-këshilltarit të
presidentit Nixon i ka mbetur akoma një pyetje pa përgjigje: Pyetja e dytë ka qenë gjithmonë ajo për motivin. Veçanërisht për një mbrojtës të ligjit. Pse të drejtohesh tek shtypi, kur në të vërtetë administrata jote është përgjegjëse për ndjekjen penale. Përgjigjen për këtë ne nuk e dimë akoma..."

  • Data 01.06.2005
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArP6
  • Data 01.06.2005
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArP6
Reklamë