1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia shpall zona të reja sigurie në kufirin me Irakun verior

Ulrich Pick8 Qershor 2007

Në tre zona të reja vlejnë rregullat e jashtëzakonshme ndër të tjera ndalimin e fluturimeve deri në muajin shtator

https://p.dw.com/p/Ar7q
Gjeneralë të ushtrisë turke; në mes komandanti i forcave tokësore, gjenerali Yasar Büyükanit.
Gjeneralë të ushtrisë turke; në mes komandanti i forcave tokësore, gjenerali Yasar Büyükanit.Fotografi: AP

Ushtria turke i ka shpallur zonë sigurie tre rajone përgjatë kufirit me Irakun. Ato përshijnë pjesë të provincave Hakkari, Sirnak dhe Siirt në skajin juglindor të Turqisë. Rregullat e jashtëzakonshme do të vlejnë deri në shtator dhe parashikojnë ndër të tjera ndalimin e fluturimeve.

Kryeministri Erdogan flet në këtë kuadër për masa rutine për luftimin e efektshëm të grupit rebel kurd PKK, i cili i nis veprimet e veta në Turqi nga veriu i Irakut. Megjithatë tha ai, zonat e veçanta nuk duhen parë si përgatitje për ndërhyrjeje të mundshme ushtarake në veri të Irakut, të cilën ushtria turke kërkon ta kryejë një orë e më parë.

Megjithë zërat që flasin ndryshe deri tani nuk ka pasur aksione të reja të ushtrisë turke në veri të Irakut. Dhe me sa duket, hë për hë nuk do të ketë marrshim në Irak. Këtë përshtypje nuk fitoi vetëm ministri i jashtëm gjerman Steinmeier, gjatë vizitës së tij Ankara në fillim të javës, ajo u theksua edhe prej kryeministrit Erdogan. Ky vuri edhe një herë në dukje se për një operacion të tillë nevojitet miratimi i parlamentit dhe ky gjendet aktualisht në pushimin e verës.

Ditët e kaluara ka patur herë pas here tregues për aksione të ushtarëve turq kundër rebelëve kurdë të PKK-së përtej kufirit në veri të Irakut, të cilat u konfirmuan edhe nga përfaqësues të të ashtuquajturave qarqe të sigurisë.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke Levent Bilman tha në lidhje me këtë: 'Aktualisht po punojmë me një propozim për të dërguar ushtarë. Por Republika e Turqisë është e përgatitur për çdo zhvillim. Ka bashkërendim me forcat e armatosura turke dhe me shtabin e përgjithshëm. Ne bashkëpunojmë.'

Prej disa muajsh shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke Yasar Büyükanit bën si të thuash reklamë për futjen e ushtarëve turq në veri të Irakut. Sepse, thotë ushtari më i lartë turk, duhet bërë më në fund diçka kundër rebelëve të PKK-së të fshehur atje. Me të vërtetë aksionet e separatistëve militantë kurdë në territorin turk janë shtuar. Së fundi të hënën u vranë në një sulm ndaj një kazerme pranë Tunceli-ut 7 ushtarë turq. Por është e diskutueshme nëse mund të kenë sukses aksionet ushtarake në malet e Irakut verior.

Prandaj, thonë kritikët, thirrja e shefit të shtabit të përgjithshëm është më tepër një përpjekje për të theksuar rëndësinë e ushtrisë, pikërisht tani në fushatën zgjedhore. Sepse, kundër dëshirës së ushtarakëve të lartë, ajo ka rënë në kuadër të përpjekjeve të Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.