Turqia me lirë të re | Bota | DW | 05.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia me lirë të re

Me fillimin e vitit të ri Turqia i ka hequr lirës turke gjashtë zerot. Kështu 1 euro nuk konvertohet në 1,8 milionë lira turke por në 1,8 lira të reja. Lira e vjetër do të vlejë edhe për disa kohë. Ky operacion financiar kaloi pa probleme


Monedhat dhe kartëmonedhat e reja turke nuk janë shpërndarë akoma gjithkund. Edhe në ditën e katërt të të lirës së re, automatët e parave nxjerrin akoma kartëmonedhat e vjetra. Gjatë vitit 2005 të dyja lirat do të qarkullojnë paralelisht, për këtë arsye turqit vërejnë me shumë kujdes kur blejnë artikuj këto ditë. Të pyetur në rrugë ata thonë: "Në të vërtetë më ka hutuar e gjitha kjo pakëz. isha mësuar me gjashtë zerot- thotë një turke e re. Ndërsa një burrë thekson: "Disa nga kartëmonedhat e reja janë shtypur mjaft mirë, disa madje duken si lirat e vjetra. Më së shumti më pëlqejnë monedhat metalike ato madje do ti bëj koleksion."
"Sot në mëngjes tek automatët pata shumë kujdes se mos vija një zero më shumë"-thotë një tjetër.
Brenda një nate miliardat në llogaritë e turqve u shndërruan në shuma të vogla, kështu një paketë cigare nuk kushton më 3 milionë lira, por 3 lira të reja, pra një 1 euro e 60 cent. Lira e re turke ka sot saktësisht vlerën e markës së vjetër gjermane, nëse do të jetë aq stabile si marka, kjo nuk dihet akoma. Një gjë është pozitive, mori fund superinflacioni i viteve të mëparshem më këtë reformë financiare.
Lira e re brohoritet edhe në reklama në radion turke:"Lira jonë ka përsëri vlerë. Rroftë lira turke", por sigurisht edhe vëllai i saj i vogël metalik, kuruja turke. Me qëllim që të lehtësohet konvertimi, kartëmonedhat e reja ju ngjasojnë shumë të rejave, ngjyrat janë të njëjta, dhe mbetet po ai simbol në kartëmonedhën e re, pra Qemal Ataturku.
Erdogan, kryetari i qeverisë lidhur me reformën e lirës thotë:
"Pa zerot e shumta valuta jonë e re fiton sërish dinjitetin jo vetëm në atdheun tonë por edhe në botë. Tre ditët e shkuara treguan se populli ynë e pranoi shpejt lirën e re. Nuk pati asnjë lloj problemi."
Dhe në të vërtetë, as bankat private dhe as qendra nuk njoftuan anomali. Në supermarkete prej kohësh shënohen të dyja llojet e lirave, vetëm në tregjet e rrugës disa shitës zinxhirësh të lirë përpiqen të nxjerrin profit nga ky ndryshim: "Më parë ne i kemi shitur zinxhirët për dy e gjysmë tani i shesim për tre lira, një rritje e vogël çmimi, por prapëseprapë ne shisnim shumë lirë"-përfundon një shitës.


  • Data 05.01.2005
  • Autor Jerg Pful
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR8
  • Data 05.01.2005
  • Autor Jerg Pful
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR8
Reklamë