1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia kthen përkrahësit e IS-it në Europë

11 Nëntor 2019

Bëhet fjalë për 8 gjermanë, që ose kanë luftuar ose simpatizonin milicinë terroriste të IS-it. Dëbimet pritet të kryhen në fund të kësaj jave të pasuara nga dëbime e disa francezëve, irlandezëve dhe një danezi.

https://p.dw.com/p/3Spml
Türkei Verhaftung mutmaßlicher IS-Kämpfer
Arrestimi i të dyshuarve të IS-it në rajonet mes Turqisë e SirisëFotografi: Getty Images/AFPB. Kilic

Turqia bëri të ditur të hënën se këtë javë do të dëbohen nga Turqia në Gjermani deri në 8 anëtarë të dyshuar të të ashtuquajturit, "Shteti Islamik" apo simpatizantë të tij. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin bëri të ditur, se të enjten dhe të premten do duhet të mbërrijnë 8 qytetarë me pasaportë gjermane. Bëhet fjalë për 3 burra dhe 5 gra. Në shoqërimin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Erdogan: 1149 përkrahës të IS-it në burgjet turke

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë,  Ismail Catakli kishte deklaruar më parë, se këtë javë do të dëbohen jo vetëm 8 gjermanë, por edhe dy irlandezë, 11 francezë dhe një danez. Një luftëtar i IS-it nga SHBA është dëbuar ndërkohë. Ishte ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu që kishte njoftuar më parë dëbimet. "Nuk jemi hotel për askënd", tha javën e kaluar Soylu.

Ismail Catakli
Ismail CatakliFotografi: picture-alliance/AA/M.S. Korkutata

Sipas presidentit turk, Erdogan në burgjet turke ndodhen 1140 përkrahës të IS-it. Prej tyre 737 janë qytetarë të huaj. Drejtori i komunikimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha për gazetën gjermane "Sttugarter Zeitung" javën e kaluar, se Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të "Shtetit Islamik, (IS). Ne kemi nevojë për bashkëpunim të plotë dhe partneritet aktiv të aleatëve tanë në luftë kundër terrorizmit", tha Altun.

Më 9 tetor Turqia filloi ofensivën kundër forcave kurde të YPG-së në Siri, që ky vend e konsideron si organizatë terroriste. Gjatë ofensivës ushtarake turke, sipas të dhënave të Ankarasë, janë arrestuar 287 përkrahës të IS-it, mes tyre gra dhë fëmijë. Qeveria turke ka kritikuar disa shtete europiane ia kanë hequr nënshtetësinë të dyshuarve të IS-it. Kjo është "e papranueshme dhe e papërgjegjshme", ka thënë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

 

 

la/sti/uh (afp, dpa, rtr)