Turqia ka kuptuar shancin historik | Studimi në Gjermani | DW | 08.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Turqia ka kuptuar shancin historik

Pas kërcënimit nga Brukseli me pezullimin e bisedimeve të antarësimit me Turqinë, Ankaraja ka sinjalizuar gatishmërinë për të bërë disa lëshime. Kjo temë është ndër më të komentuarat në shtypin e sotëm gjerman

Aroplan qipriot që qëndron në zonën tampon Greqisë dhe Turqisë

Aroplan qipriot që qëndron në zonën tampon Greqisë dhe Turqisë

Gazeta "Frankfurter Allgemeine" shkruan për marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë:

"Kërcënimet që Bashkimi Evropian i kishte bërë kohët e fundit Ankarasë për një ngrirje të bisedimve për anëtarësim e Turqisë duket se kanë dhënë efekt: Turqia po mendon që të hapë të paktën një port dhe një aeroport për Republikën e Qipros që është anëtare e BE-së me të drejta të plota, duke u përpjekur kështu të vazhdojë planet e saj drejt BE-së. Oferta ndonëse akoma nuk ka marrë konture të qarta vlerësohet si një vullnet i mirë i Turqisë. Në Bruksel ky propozim është pritur me tone pozitive, kurse opozita turke që është shumë konservatore ka dhënë alarmin."

Gazeta "Stuttgarter Zeitung" komenton:

"BE-ja nuk mund të pranonte kurrë vazhdimin e bisedimeve për antarësim të Turqisë pa njohjen më parë të Qipros nga ana e Ankarasë. Përndryshe kjo do të thoshte të përzësh një anëtar të familjes për të pranuar një të huaj në familje. Tani të dyja palët janë thuajse të paafta të lëvizin. Dje nuk ishte akoma e qartë nëse Turqia donte të thyente akullin. Ka një propozim që parashikon hapjen e një porti dhe një aeroporti për mallrat qipriote. Si kompensim kërkohet që të lehtësohen kufizimet tregtare ndaj pjesës turke të Qipros. Në shikim të parë duket një propozim i arësyeshëm. Ndërhohë qeveria qipriote ka reaguar menjëherë duke i zbehur sinjalet që vinin nga Ankaraja. Edhe Greqia thotë se Turqia duhet t´i hapë të gjithë portet, ashtu siç edhe kishte premtuar. Mosbesimi reciprok rritet gjithnjë e më shumë."

"Landshuter Zeitung/Straubinger Tagblatt" shënon:

"Ankaraja e ndjen, se bisedimet për antarësimin kanë mbetur në vendnumëro, por ajo nuk do që të vazhdojë në këtë mënyrë. Ndaj tani po jepen shenjat gjoja të lëshimeve, për t´i mbajtur në linjë evropianët e lëkundur. Por në këtë valë politika evropiane me avancimin jo të sinqertë drejt Bosforit ka kohë që është larguar prej qytetarëve. Sepse rreth dy të tretat e popujve të BE-së e refuzojnë antarësimin e Turqisë. Ky refuzim ndoshta pas 15 vjetësh, nëse janë pjekur kushtet për antarësimin, mund të relativizohet. Kjo varet nga shumë zhvillime. Problemi i Qipros është vetëm njëri prej shumë problemeve, madje kjo është një nga çështjet anësore. Problemi kyç ka të bëjë me atë nëse popujt e BE-së e konsiderojnë si një kërcënim islamik pranimin në bashkësinë e tyre të rreth 90 milionë myslimanëve, ekonomia e të cilëve që do të subvencionohet me paratë nga tatimet e tyre."

Një citat nga komenti i gazetës së Bonit "General Anzeiger":

"Manovra e papritur turke në aspektin strategjik është brilante. Më mirë se kaq s´mund ta turbulloje BE-në dhe ndoshta edhe ta përçajë duke krijuar nga ana tjetër për veten imazhin e bashkëpunimit konstruktiv. Por këto lëshime janë vetëm një llustër. Ankaraja përpiqet që t´i anashkalojë kushtet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve në nivelin më të ulët. Sepse hapja e një aeroporti dhe e një porti nuk presupozon tërheqjen e plotë të bllokadës, pa folur këtu për njohjen e Qipros që është edhe antare e BE-së. BE-ja duhet të ketë kujdes, ajo duhet jo vetëm t´i qëndrojë besnike vendimeve të veta, por nuk duhet të lejojë as që të përçahet brenda vetes."

Së fundi edhe një pjesë nga artikulli i gazetës së Lyneburgut "Landeszeitung":

"Propozimi i Ankarasë është më shumë se sa një manovër trazuese. Eshtë një shanc për të zgjidhur me kujdes nyjen gordiane të antarësimit të Turqisë, 2340 vjet pasi Aleksandri i madh çau nyjen historike gordiane në territorin e sotëm të Turqisë. Lëshimi i qeverisë së Erdoganit dëshmon, se Turqia e ka kuptuar shansin e vet historik. Tani e ka radhën Evropa. Sot përpara 65 vjetësh me futjen e ShBA në Luftën e Dytë Botërore nisi epoka amerikane. Ndërsa tani e ka kontinenti i vjetër shancin që me antarësimin e Turqisë të nisë comebackun e Evropës si fuqi botërore."

  • Data 08.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armc
  • Data 08.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armc