Turqia ende larg dyerve të BE-së | Evropa | DW | 06.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Turqia ende larg dyerve të BE-së

Pas Komisionit Evropian tani edhe presidenca finlandeze e rradhës e BE-së e ka rritur presionin ndaj Ankarasë zyrtare. Bisedimet ndërpriten përkohësisht, opinioni publik turk reagon tepër i indinjuar

Flamuri i BE-së në Stamboll

Flamuri i BE-së në Stamboll

Kryeministri finlandez Mati Vanhanen aprovoi të martën rekomandimin e Komisionit Evropian në Bruksel, që bisedimet me Turqinë për antarësimin e saj në BE, të ndërpriten përkohësisht. Pasardhësja e Vanhanen në presidencën e rradhës së BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel, kërkon ta rrisë presionin ndaj Ankarasë nëpërmjet një të ashtuquajturi paragraf rishtqyrtimi. Sipas këtij propozimi, shefat e dhe kryetarët e shteteve të BE-së do të vendosin pas 18 muajsh në rast se do t'i rifillojnë bisedimet për antarësim me Turqinë.

Gazeta e majtë liberale "Radikal" është normalisht e kujdesshme me komentet e saj, mbështet reformat në Turqi dhe përpjekjet e vendit për antarësim në BE. Por të martën kjo gazetë nuk ju përmbajt aspak linjës së saj. Sepse publikoi një karikaturë në të cilën Angela Merkel dhe Jacques Chirac mbajnë një litar të trashë rreth qafës së kryeminsitrit turk Erdogan. Kancelarja gjermane thotë "Më mirë ta varim".

Gazeta "Radikal" nuk ishte e vetmja që e kundërshton të ashtuquajturin paragraf rishqyrtues të presidencës së ardhshme të BE-së. Përpjekja e kancelares gjermane Merkel, së bashku me presidentin francez Chirac, për t´ja vështirësuar Ankarasë rrugën drejt BE-së, është tema kryesore e shumë mediave turke këto ditë. Gazeta socialdemokrate Cumhurriyet shkruan "Muri parizieno-berlinez" dhe gazeta konservatore Hürriyet shkruan "Aksi franko-gjerman kërkon bllokimin 18 mujor të portit të Ankarasë."

Edhe gazeta libearle Milliyet shkruan "Merkel dhe Chirac krijojnë aleancën e presionit" dhe komentojnë: "Në Evropë ka vite tashmë që ekziston një armiqësi e theksuar ndaj Turqisë. Kjo armiqësi përbëhet nga të krishterë konservatorë, evropianë shovinistë dhe francezë që e sabotojnë kushtetutën evropiane. Fatkeqësisht kancelarja gjermane Merkel u vu tani në krye të tyre."

E më pas kjo gazetë shkruan: "Ndoshta Turqia nuk do të jetë antare e plotë e BE-së edh pas 15 vitesh. Por kjo nuk është arsye përse Turqisë I duhet prerë që tani rruga, sepse kjo gjë prish jo vetëm interesat e përbashkëta të Gjermanisë dhe Turqisë, por edhe të ardhmen e BE-së. Zonja Merkel duhet ta dijë këtë gjë.

Me gjithë presionin që po ushtron lidhja Paris-Berlin dhe zemërimin e banorëve të Bosporit, politika turke përpiqet të rrijë e qetë. Zëdhënësi I qeverisë, Cemil Cicek u shpreh: "Turqia nuk pret ndonjë trajtim të veçantë në marrëdhëniet e saj me BE-në. Por nga ana tjetër, ajo nuk dëshrin një trajtim të padrejtë, por një trajtim objektiv dhe të drejtë."

Sidoqoftë ekspertët politikë në Ankara janë të mendimit se marrëdhëniet tashmë të acaruara mes Turqisë dhe BE-së do të mund të çtensionohen paksa deri kur të zhvillohet samiti i ardhshëm i BE-së në mes të këtij muaji në Bruksel.

  • Data 06.12.2006
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9T
  • Data 06.12.2006
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9T