Turqia e pakënaqur me zgjedhjet e reja në Gjermani | Evropa | DW | 25.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Turqia e pakënaqur me zgjedhjet e reja në Gjermani

Kësaj i shtohet edhe meraku për rezultatin e referendumit francez për kushtetutën evropiane

default


Pas humbjes në zgjedhjet në landin Nordrheinwestfalen partia socialdemokrate e Gjermanisë ka i afruar zgjedhjet parlamentare në vjeshtë të ketij viti. Se si dhe kur do të kryhen ato mbetet e hapur. Por Turqia nuk eshtë e kënaqur me deklaratën e kancelarit Schrëder për zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhje të reja në Gjermani. Kjo bëri që në Frankfurt të rriten kurset e aksioneve, por në Bosfor ky lajm i bëri të ulen: katër, thuajse pesë përqind minus njoftuan reporteret:
"Një rënie e madhe, një minus prej më shumë se 1 300 pikësh. Ky nuk është aspak një fillim i mbarë jave. Por ditë të vështira, në Francë do të ketë së shpejti një referendum popullor, dhe në Gjermani partia socialdemokrate ka humbur mbështetesit më të mëdhenj të anëtarësimit tonë në BE, ka humbur zgjedhjet në parlamentet e landeve."
Gazeta "Milliyet" kujton atë që çdo turk i interesuar e di: "Zonja Merkel është e njohur si kundershtare e anëtarësimit të plotë të Turqisë". Edhe kryetari i opozitës Baykal është i shqetesuar, sepse nga një qeveri tjetër gjermane nuk mund të presë mbështetje.
Qeveria turke përpiqet të bëjë dredhi: "Ne nuk flasim me partitë,
por me vendet", thotë ministri i jashtëm Gül: "Përveç kësaj zonja Merkel ka thenë, edhe se vendimet e një samiti të BE-së, janë të obligueshme dhe për unionin opozitar. Ishallah do të fillojnë bisedimet me 3 tetor."
Për fillimet e bisedimeve nuk ka asnjë dyshim. Por nqs fillimisht francezët me kundershtimin e kushtetutës evropiane e çojnë të gjithë trenin evropian në një rrugë pa krye dhe pastaj në një tjetër qënder evropiane, në Gjermani vjen në fuqi një qeveri kritike ndaj Turqisë, atëherë mendojnë vëzhguesit bisedimet e pranimit me Turqinë nuk do të zgjasin dhjetë, por ndoshta njëqind vjet. Stacioni televiziv turk "ntv" analizon:
"Merkel propozon për Turqinë vetem një partneritet të privilegjuar. Por për Turqinë ky është një propozim krejt i papranueshem. Nqs qeverisjen e merr unioni është e sigurtë se kjo do të kishte pasoja negative tek procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE."
Dhe stacioni lidhet në Berlin me deputeten me origjinë turke Lale Akgün. Anëtarja e partisë socialdemokrate nuk ka lajm të mirë për turqit, vetëm një këshillë:
"Do të ishte tani me rëndësi të madhe, që Turqia të kapërcejë mangësitë e vogla që ka tani në reforma, me qëllim që me 3 tetor të nisin bisedimet për pranim."

  • Data 25.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEK
  • Data 25.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEK