Turqia e mirëpret Papën Bendekti XVI | Bota | DW | 16.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia e mirëpret Papën Bendekti XVI

Megjithë debatin e ashpër që lindi mbi fjalitë që tha Papa Benedikti XVI mbi fenë islamike, qeveria turke vazhdon ta mirëpresë vizitën e Papës në Turqi, në nëntor të këtij viti. Ministria e jashtme turke deklaroi se një shtet laik si Turqia, nuk e influencon politikën e tij nga debatet fetare.

Ali Bardakoglu, kryesuesi i fesë islame në Turqi

Ali Bardakoglu, kryesuesi i fesë islame në Turqi

Vizita e Papës konsiderohet nga shumë njerëz si një shans i mirë për të zhvilluar një dialog mes botës katolike dhe asaj islamike. Gazetat turke ishin mbushur edhe të shtunën me komente të zemëruara mbi shprehjet e Papës. Madje edhe mediat anti-islamike e akuzojnë Papën, se nuk veproi në mënyrën e duhur. Kryetari i Organizatës së Konferëncës Islamike, Ihsanogu, shprehet në një intervsitë me një gazetë turke, se Papa ka hedhur në erë kanalet e komunikimit mes të krishterëve dhe myslimanëve.

Përveç kësaj, opinioni publik turk kërkon që Papa t´u kërkojë myslimanëve falje në mënyrë zyrtare. Madje pas dyersh të mbyllura, disa politikanë turq shprehen hapur se janë lënduar nga fjalët e Papës. Por Ankaraja zyrtare ka vendosur të jetë e fortë. Qeveria turke nuk ka shprehur ndonjë kritikë ndaj Papës. Fundja kontroversa e krijuar me Papën, mund të kthehet në një shans pozitiv për Turqinë, e cila kërkon me ngulm antarësimin në BE.

Burimet zyrtare në Ankara, bënë të ditur se vizita e planifikuar e Papës në Turqi, në nëntor të këtij viti, nuk do të shtyhet. Turqia
është një republikë laike e jo një shtet i Zotit. Politika e Turqisë nuk influencohet nga debatet fetare. Kjo është dhe arsyeja përse asnjë politikan i lartë turk, është shprehur tani në mënyrë publike mbi fjalët e Papës.

Përsa i përket përpjekjeve të Turqisë për antarësim në BE, politika aktuale turke mund të përfitojë nga vizita e Papës. Sipas ministrisë së jashtme turke, vizita e Papës ofron një mundësi për botën katolike dhe atë islamike, që të komunikojnë sërish. Në rast se ky mesazh do të jetë vërtet i qartë në Turqi, pas vizitës së Papës atje, atëherë ajo do të ishte padyshim një fitore poltike për Ankaranë.

Ndërkohë thirrjet për falje dhe tolerancë në rradhët e opinionit publik turk, po bëhen gjithnjë e më të forta. Hürriyet, gazeta më e madhe në Turqi, i akuzoi kritikuesit e Papës në botën islamike, se nuk e kanë lexuar të plotë fjalimin e Papës në Regensburg. Shefi i Zyrës Shtetërore Fetare, Ali Bardakoglu, pranoi se edhe ai kish lexuar vetëm disa pjesë të fjalimit, ndonëse ishte ndër të parët në Turqi, i cili nguli këmbë që Papa të kërkojë falje në mënyrë zyrtare. Tani Bardakoglu, do ta lexojë të plotë fjalimin e Papës. "Ndoshta duhet ta kish bërë më parë këtë gjë", komenton gazeta turke Hürriyet.

  • Data 16.09.2006
  • Autor Susanne Güsten
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKQ
  • Data 16.09.2006
  • Autor Susanne Güsten
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKQ
Reklamë