1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia dhe Izraeli duan sërish marrëdhënie diplomatike

18 Gusht 2022

Që prej më shumë se dhjetë vjetësh mbizotërojnë tensione mes dy vendeve. Tani Izraeli dhe Turqia duan të rivenë në funksionim ambasadat e tyre.

https://p.dw.com/p/4FgTs
Treffen zwischen Mevlut Cavusoglu und Yair Lapid
Ministrat e Jashtëm Mevlut Çavushoglu dhe Jair Lapid gjatë takimit në Ankara në qershorFotografi: Necati Savas/AP/picture alliance

Izraeli dhe Turqia kanë vendosur të riaktivizojnë shërbimin e ambasadorëve dhe konsullit të përgjithshëm, njoftoi zyra e kryeministrit të Izraelit Jair Lapid. Ky është rezultat i vizitës së ministrit të Jashtëm Lapid në qershor në Ankara dhe i një bisede që ai zhvilloi me kreun e shtetit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan. Turqia e konfirmoi këtë vendim.

"Rivendosja e raporteve diplomatike me Turqimë është një përfitim i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe një lajm i rëndësishëm ekonomik për qytetarët e Izraelit", tha Lapid. Sipas tij, me këtë do të forcohet edhe më tej pozicioni i Izraelit në mbarë botën.

Israel Türkei Außenminister Mevlut Cavusoglu  Yair Lapid  Jerusalem
Ministrat e Jashtëm Mevlut Çavushoglu dhe Jair Lapid gjatë takimit në Ankara në qershorFotografi: Cem Ozdel/AA/picture alliance

Turqia do të vazhdojë angazhimin për palestinezët

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu tha në Ankara: "Riaktivizimi i ambasadorëve është i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Njëkohësisht ne do të vazhdojmë angazhimin për të drejtat e Palestinës, Jeruzalemit dhe të Rripit të Gazës."

Rivendosja me funksion të plotë e marrëdhënieve diplomatike është vazhdim i një procesi afrimi të filluar brenda vitit të kaluar, thuhet nga pala izraelite. Kjo filloi me një vizitë të presidentit Izchak Herzog në Ankara dhe më pas me vizitat reciproke të ministrave të jashtëm në Jeruzalem dhe në Ankara. Vizita e Herzog në maj në Ankara ishte e para vizitë e një presidenti të Izraelit pas dhjetë vjetësh.

Më 2010 ndodhën mosmarrëveshjet

Mes partnerëve të ngushtë të aleancës Turqi dhe Izrael më 2010 ndodhi krisja e raporteve, pasi nga sulmi i i forcave izraelite ndaj një anijeje solidariteti me Gazën gjetën vdekjen dhjetë shtetas turq, pjestarë të marinës. Më 2016 pati një riafrim. Por që prej krizës në Gaza më 2018 lidhur me hapjen e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem mosmarrëveshjet u përshkallëzuan e si rrjedhojë ambasadorët u tërhoqën nga të dyja vendet.

 

 

 

nob/fab (rtr, dpa)