Turqia bllokon faqet e internetit të Deutsche Welle-s | Bota | DW | 01.07.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Turqia bllokon faqet e internetit të Deutsche Welle-s

Autoriteti mbikëqyrës i Medias në Turqi bllokoi aksesin në faqet e internetit të DW pasi i ka kërkuar të aplikojë për licencë. DW planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër kësaj mase.

Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit Turk (RTÜK) ka bllokuar faqet e internetit të medias publike gjerman Deutsche Welle (DW). Krahas bllokimit të faqeve në të 32 gjuhët që ofron Deutsche Welle janë bllokuar edhe faqet e Zërit të Amerikës.

Si arsye për këtë u dhanë çështje që lidhen me licencimin. Në shkurt të vitit 2022 Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit Turk që është përgjegjës për kontrollin e medias, u kërkoi DW dhe mediave të tjera ndërkombëtare që të marrin licencë në Turqi.

Licencimi i barabartë me censurë

DW nuk e bëri këtë, sepse licencimi do t'i lejonte qeverisë turke të censuronte përmbajtjen editoriale.

Logos | DW & VOA Türkçe

Turqia bllokon faqeve e 32 gjuhëve që ofron Deutsche Welle dhe faqen e Zërit të Amerikës

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së Peter Limbourg tha: "Ne shpjeguam në një letër të hollësishme si dhe në një bisedë personale me kryetarin e Këshillit të Lartë të Radios dhe të Televizionit, se pse DW nuk mund të aplikojë për një licencë të tillë. Sepse për shembull, në Turqi, mediave të licencuara u kërkohet të fshijnë nga interneti përmbajtje që RTÜK i interpreton si të papërshtatshme. Kjo është thjesht e papranueshme për një media të pavarur. DW-ja do të marrë masa ligjore kundër bllokimit të tanishëm.”