1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Pritshmëri të mëdha nga samiti i BE-së

Hilal Köylü/Ankara5 Mars 2016

Turqia dhe Bashkimi Europian kanë pritshmëri jorealiste nga samiti i përbashkët, të hënën, thonë ekspertët turq. Ankaraja nuk ka interes vetëm tek ndihma financiare. Ajo pret më shumë se liberalizimin e vizave.

https://p.dw.com/p/1I7kk
Brüssel Flaggen EU Türkei Symbolbild Belgien
Fotografi: picture-alliance/dpa/Landov

Ne presim që BE ta mbështesë Turqinë me mesazhe më të fuqishme në drejtim të liberalizimit të vizave“, është shprehur zëvendësministri turk për Çështjet e Bashkimit Europian, Ali Şahin. Turqia ka filluar të pranojë ndërkohë migrantët nga Greqia. Marrëveshja e ripranimit po zbatohet. Kjo ka qenë edhe një nga kushtet për lehtësimin e sistemit të vizave për qytetarët turq në BE.“ Por krahas kësaj Ankaraja pret që ndihmat financiare prej 3 miliardë eurosh të mos jenë „të lidhura me projekte“. Sipas Şahin kjo do ta ngadalësonte procesin. Turqia shpreson që kësti i parë prej 1,5 miliardë eurosh të livrohet në prill.

„Megjithë misionin e NATO-s në Egje, eksodin e njerëzve në drejtim të Europës nuk do ta ndalin dot në mënyrë efektive masat policore. Zgjidhja themelore për krizën është dhënia fund e luftës në Siri. BE duhet ta vëzhgojë me kujdes armëpushimin në Siri dhe ta mbështesë propozimin turk për një zgjidhje pa Asadin“, thotë zëvëndësministri turk për Çështjet e Bashkimit Europian.“

Turqia pritet të sjellë një plan veprimi në samitin e së hënës, në të cilin renditet se çfarë mund të bëjë ky vend për shkollimin, vendet e punës dhe përkujdesin shëndetësor të refugjatëve.

Donald Tusk trifft Ahmet Davutoglu in Ankara
Kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk takoi më 3 Mars kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu në AnkaraFotografi: picture-alliance/dpa

Priten mesazhe të qarta

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin në BE në parlamentin turk, Kasım Gülpınar është megjithatë skeptik, kur bëhet fjalë për ndihmat financiare të Turqisë. Deputeti i partisë konservatore-islamike, AKP nuk sheh asnjë shenjë se ndihmat do të vijnë shpejt. Ai kritikon se tek vendet europiane zënë më shumë vend interesat politikë se gjendja humanitare e refugjatëve, megjithëse Brukseli shpesh e kritikon Turqinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe deficite demokratike. “Në Turqi ndodhen 2.688.000 refugjatë. Duhet të pranohet se zgjidhja e problemit është zgjidhje politike. Ne presim nga BE mesazhe të qarta, të drejta“, thotë Gülpınar.

"Ende jemi në fillim të krizës"

Nga ana tjetër si Brukseli ashtu edhe Ankaraja kanë pritshmëri jorealiste nga samiti i së hënës, shprehet Murat Erdoğan, drejtor i Qendrës së Migracionit dhe Studimeve Politiken ë Universitetin Hacettepe, Ankara. „Turqia kërkon nga BE: Ndalni Asadin dhe Rusinë. Por BE mendon se nuk  ka zgjidhje pa Asadin.” Nga ana tjetër edhe ndihmat financiare të BE-së janë të kushtëzuara shumë. “Nuk është aspak e qartë se si do t'i kalohen Turqisë këto ndihma. Dhe në këto kushte BE kërkon nga Turqia të mbajë refugjatët.” Murat Erdoğan mendon se "jemi ende në fillim të krizës."

EU Türkei Gipfel in Brüssel
Samiti i parë BE-Turqi solli pak shpresa po kriza e refugjatëve ende vazhdon. Shpresa të mëdha lidhen me samitin e 7 MarsitFotografi: Reuters/E. Vidal

Më shumë se 50 milionë vetë në gjithë botën janë refugjatë, numri më i lartë që nga Lufta e II Botërore. Rreth 1,5 milionë ndodhen në Europë, por më shumë se 1 milionë në Gjermani. Duhet pyetur, thotë Erdogan, pse nga 28 shtetet e BE-së, vetëm 8 prej tyre pranojnë refugjatë. „Më shumë se 120.000 refugjatë kanë ardhur në dy muajt e fundit përmes Turqisë në Europë. Europa mendon, nuk ka rëndësi se sa kushton ndihma financiare, ajo do ta ulë presionin. Por europianët gabohen. Kancelarja Angela Merkel duket se e ka kapur këtë problem. Ajo e di që kriza do të thellohet më shumë pa një bashkëpunim të mirë me Turqinë.“ Këtë duhet ta kuptojnë edhe krerë e tij europianë, mendon analisti duke e cilësuar pikërisht për këtë arsye „samitin e Brukselit si shumë kritik.“

Në fund duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët. Këtë e di si Turqia ashtu edhe BE, thotë kreu i Qendrës Studimore për Azilin dhe Migracionin në Ankara, Metin Çorabatir në intervistë me Deutsche Wellen. Merkel është shembull në këtë drejtim. Samiti BE-Turqi në 7 mars ofron një mundësi të mirë për një marrëveshje efektive. „Refugjatët kanë të drejtën për një jetë në kushte njerëzore”, thotë Çorabatir. "