1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: 137 urdhërarreste ndaj përkrahësve të Gylenit

5 Janar 2019

Në provincat turke policia ka kryer kontrolle ndaj të dyshuarve si përkrahës të lëvizjes Gylen. Ankaraja bën përgjegjës Gylenin për puçin e dështuar të vitit 2016.

https://p.dw.com/p/3B3MW
Symbolbild - polizeiliche Festnahme
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Zinken

Prokuroritë në Stamboll, Konya dhe Ankara në valën e hetimeve të ndryshme lëshuan urdhëarreste ndaj 147 të dyshuarve. Këtë e bëri të ditur agjencia e lajmeve Anadolu dhe televizioni NTV.

Kontrollet, sipas këtyre të dhënave, janë zhvilluar në 30 provinca e ndër të tjera kundër të "infiltruarve" në ushtri nga lëvizja Gylen. Në provincën Konya në Anadollin qendror  u kontrolluan 60 të dyshuar, të cilët kanë pasur pozicione drejtuese në vëllazërinë islame dhe kanë qenë në kontakt me ushtarët aktivë. Në Ankara, sipas agjencisë  Anadolu, u kontrolluan 35 ish-ushtarë dhe ushtarë aktivë të marinës.

Türkei Verhaftung mutmaßliche Gülen-Anhänger
Arrestime ndaj përkrahësve të lëvizjes Gylen janë kryer edhe më parëFotografi: picture-alliance/dpa/Depo

Qeveria e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon lëvizjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen, se ka vënë nën kontroll ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe administratën për të marrë pushtetin në shtet. Që pas tentativës për puç si rrjedhojë janë pushuar nga puna ose janë arrestuar dhjetëra mijëra të dyshuar si përkrahës të Gylenit. Edhe pse kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga puçi i dështuar, praktikisht çdo javë bëhen kontrolle.

 

 

 

nob/jj (afp, dpa)