Turistët e parë gjermanë kthehen nga zona e katastrofës | Gjermania | DW | 27.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Turistët e parë gjermanë kthehen nga zona e katastrofës

Termeti shkaterrues i së dielës në zonën ndermjet Indonezisë dhe Indisë ka kushtuar sipas njoftimeve të deritanishme shumë viktima. Por thuajse çdo orë numri i viktimave duhet korrigjuar. Turistet e parë gjermanë nga zona e katastrofes u kthyen në aeroportin e Frankfurtit.

"Dje në mëngjez deshem të kthehemi në shtepi, apo jemi kthyer në shtepi, dhe kemi pritur që të na i merrnin valixhet. Kur papritur i them tim shoqi: është termet gjithçka po lëkundet. Dhe kjo në fakt ishte e tera. Në recepcion, ku na morën pastaj, askush nuk tha diçka për termetin."

Ata dësheronin diell, det të kalter dhe pushim në plazhet e Tailandës, apo në Maledive në Oqeanin Indian, apo thjesht që t´i iknin rrëmujës së krishtlindjeve. Por ata që kishin marrë me vete turistet që u kthyen sot në mëngjez në aeroportin e Frankfurtit nuk ishin suveniret e zakonshme të udhetimit.

"Isha në plazh në mengjez në nëntë e gjysem dhe 100 metra larg meje, 200 m larg meje. Papritur, kur gjithcka ishte normal nuk kishte as ere dhe as dallge, vetem se uji i ngrit lart me kate. Ne ia mbathem të gjithë me vrap. Kemi patur fat. Kaos i vertete. As telefon, as rrymë elektrike, asgjë më."

Pushuesit që u kthyen nga rajonet e prekura nga termeti në Azinë Juglindore u rrethuan menjehere pas ardhjes në aeroportin e Frankfurtit nga dhjetera gazetarë. Të afërmit që ndodheshin në sportelet e informacionit, ishin shumë të gëzuar, që po i shihnin serish shendoshë e mirë familjaret e tyre.

"Ne kemi telefonuar me njeri-tjetrin. Dhe unë jam perpjekur pastaj të marr ministrinë e punëve të jashtme dhe kam telefonuar më në fund me Thaiairways dhe aty kam marrë vesh pastaj, se prinderit e mi janë në avion. Ata ma dhanë këtë informacion. U qetësova fillmisht, por prapë nuk isha e sigurtë, në se ishin nisur me të vertetë nga aeroporti."

Një kat më lart, në sallen e fluturimeve turistë të tjere janë rreshtuar para sporteleve. Sidoqofte jo të gjithe kishin qejf të bënin pushimin që kishin planifikuar. Por shoqëritë e fluturimeve u erdhen në ndihmë.

"Fluturimi është anulluar. Dhe ne menduam O.K. të pyesim një herë. Ndoshta do të gjejmë një fluturim tjetër. Por çdo gjë ishte pronotuar para nesh dhe s´kemi gjetur asnjë vend. Por tani kemi gjetur në kohën e duhur një vend për në Kenia."

"Mund ta anullosh, pa humbje. Dhe tani të gjithë janë turrur lart tek ofertat speciale."

Momentalisht janë anulluar të gjitha ofertat për në Tailandë, Sri Lanka, apo në Maledive. Shoqeritë ajrore ofrojnë sherbime urgjente telefonike.

  • Data 27.12.2004
  • Autor Conie Bächstädt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar57
  • Data 27.12.2004
  • Autor Conie Bächstädt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar57