Trupat gjermane bëhen gati të nisen për në Kongo | Gjermania | DW | 24.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Trupat gjermane bëhen gati të nisen për në Kongo

Lufta qytetare në Republikën Demokratike të Kongos u ka kushtuar më jetë më tepër se 4,5 milionë njerëzve. Për në fund të korrikut janë caktuar të mbahen zgjedhjete para të lira - shpresat se ato do të kthejnë paqën dhe stabilitetin në vendin e Afrikës qëndrore janë të mëdha.

Ministri gjerman i jashtëm Shtajnmajer dhe ai i mbrojtjes, Jung

Ministri gjerman i jashtëm Shtajnmajer dhe ai i mbrojtjes, Jung

780 ushtarët gjermanë që do të marrin pjesë në misionin e BE-së në Kongo janë trajnuar dhe motivuar mirë. Përgatitjet në kuartierin qendror në Potsdam afër Berlinit po zhvillohen pa probleme, tha ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung: "Ne patëm rastin të bindemi këtu që misioni duke pasur parasysh edhe ushtarët gjermanë është shumë i mirë, ata janë të pajisur shumë mirë, janë trajnuar shumë mirë dhe kështu janë plotësuar të gjitha kushtet për një mision të suksesshëm.

Tashmë në Kinshasa dhe Gabun kanë arritur 73 ushtarët e parë. Tani pason faza tjetër e përgatitjes. Masat përgatitore sipas pikëpamjes gjermane od të përfundojnë me 18 korrik kur të gjitha efektivat gjermane do të jenë të gatshme për veprim në Kongo. Siç e dini zgjedhjet do të mbahen me 30 korrik", tha Jung. Ministri i jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer theksoi se Bundetagu ka vendosur me shumicë absolute, që Gjermania të marrë përsipër përgjegjësinë për procesin e demokratizimit në vendin afrikan.

Puna përgatitore e 139 oficerëve nga 20 vende të Bashkimit Evropian dhe Turqisë në Geltov është shembullore, lavdëroi shefi i diplomacisë gjermane: "Unë nuk çuditem por gëzohem se sa pa problem funksionon i tërë bashkëpunimi mes ushtarëve të vendeve të ndryshme evropiane. Kjo është po ashtu një dëshmi për ministrin e jashtëm se ne në Evropë jemi më përpara sesa duket në diskutimet për krizën evropiane", tha Shtajnmajer.

Ndërkaq për rrezikun e konfrontimit me fëmijët ushtarë, ministri gjerman i mbrojtjes Jung tha: "Unë dua të përsëris edhe njëherë se në rrethinat e Kinshasës nuk ka fëmijë ushtarë. Megjithatë njësitet tona kanë bërë një stërvitje të veçantë për mardhënjen me fëmijët ushtarë dhe ata janë përgatitur po ashtu për situata të papritura. Por edhe njëherë: në rrethinën e Kinshasës nuk ka fëmijë ushtarë", nënvizoi ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung.

  • Data 24.06.2006
  • Autor Torsten Sydov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0I
  • Data 24.06.2006
  • Autor Torsten Sydov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0I