1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

Trumpi sinjalizon tërheqjen nga Shtëpia e Bardhë

28 Nëntor 2020

Donald Trump ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje. Por dita ditës e pashmangshmja po afrohet. Më në fund ai edhe vetë sinjalizoi tërheqjen.

https://p.dw.com/p/3luIh
USA | Washington | Donald Trump Thanksgiving Videokonferenz
Fotografi: Erin Schaff/Zuma Wire/Imago Images

Rreth tri javë pas disfatës në zgjedhjet presidenciale në SHBA, republikani Donald Trump sinjalizoi largimin e tij të mundshëm nga Shtëpia e Bardhë. Me rastin e festës së Falënderimeve, Trump u tha gazetarëve se ai do të lironte Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nëse Kolegji Zgjedhor e cakton kundërshtarin e tij Joe Biden si presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Por Trumpi mbetet në mendimin se është bërë një "mashtrim masiv zgjedhor" dhe se votimi i Bidenit për president ka qenë gabim.

Do të ishte "shumë e vështirë" të pranosh humbjen, pranoi 74-vjeçari. Ai nuk mendon se nuk është e drejtë që Bideni tashmë ka filluar të krijojë kabinetin e ri qeveritar. Ishte kjo hera e parë që Trumpi u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

"Mashtrimi" dhe "nëpunësit e korruptuar"

Sa i përket pretendimeve të tij për "mashtrimin zgjedhor", Trumpi tha se infrastruktura zgjedhore e SHBA ishte si në një "vend të botës së tretë". Votuan edhe të vdekurit, tha ai dhe këmbënguli: "Këto zgjedhje ishin një mashtrim. Ishin zgjedhje false". Trump vazhdoi të ankohej se zyrtarët e korruptuar në shtetet kontestuese si Pensilvania dhe Michigan kishin shkaktuar humbjen e tij në zgjedhje.

78-vjeçari Joe Biden u shpall fitues nga mediat amerikane i këtyre zgjedhjeve. Sipas numërimit aktual, Biden ka siguruar 306 vota elektorale, që është dukshëm më shumë se 270 votat e kërkuara për fitore. Trump mori vetëm 232 vota elektorale.

Kolegji elektoral do të zgjedhë presidentin dhe zëvendëspresidentin e ardhshëm të SHBA-së me 14 dhjetor. Megjithatë, rezultati i votimit nuk do t'i komunikohet Kongresit deri më 6 janar. Në funksion të rezultateve të njohura prej kohësh, të dy hapat janë vetëm çështje formale. Biden pritet të betohet si Presidenti i ri i SHBA ne 20 janar 2021.

bc/se/fab (rtr, ap, dpa, afp)