1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump paralajmëron rusët për sulmet në Idlib

4 Shtator 2018

Siria duket se po përgatit ofensivën e ushtrisë kundër rajonit të fundit të kontrolluar nga kryengritësit islamistë, Idlib. Presidenti amerikan, Donald Trump apelon tek aleatët e presidentit Asad.

https://p.dw.com/p/34Flj
Donald Trump
Fotografi: picture-alliance/dpa/O. Douliery

"Rusët dhe iranianët do të bënin një gabim të rëndë humanitar, nëse do të bashkëvepronin në këtë tragjedi njerëzore", shkroi Donald Trump në twitter. Presidenti iranian, Bashar al Asad nuk duhet ta sulmojë i papërmbajtur provincën e Idlibit. "Qindra mijëra njerëz mund të humbasin jetën. Mos e lejoni këtë", shkroi Trump më tej.

Fortesa e fundit për presidentin sirian

Asad ka mbledhur në javët e fundit një numër të madh trupash përreth provincës siriane Idlib. Rusia dhe Irani nga ana e tyre theksojnë se duhet të triumfohet mbi grupet ekstremiste. Pritet që të dyja vendet t'i mbështesin trupat qeveritare në këtë ofensivë. Rajoni përreth Idlibit është rajoni i fundit që sundohet nga rebelët islamistë, kryesisht nga degët e Al-Kaidas, Haiat Tahrir al-Sham dhe Frontit Al-Nusra.

Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth 3 milionë vetë, 1,4 milionë nga rajone të tjera të vendit. Vëzhguesit presin një valë të madhe migrimi drejt Turqisë. Për shkak të shumë civilëve, edhe organizatat humanitare paralajmërojnë nga një katastrofë e re humanitare. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas që viziton Turqinë të mërkurën u shpreh se do ta prekë këtë temë në bisedimet ne Turqi. "Do të bëjmë gjithçka që të pengojmë një katastrofë humanitare në Idlib", tha ai.

 

 

la/(dpa, afp)