1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump bën betimin si presidenti i 45-të i SHBA-së

20 Janar 2017

Nën nëntor ai u zgjodh, tani erdhi dita e madhe: Donald Trump u betua si presidenti i 45-të i SHBA-së. Një kornologji e ceremonisë së betimit.

https://p.dw.com/p/2W9f8
USA Amtsübernahme Trump Eid
Fotografi: Getty Images/AFP/T. A. Clary

Pas një lufte elektorale spektakolare dhe një faze kalimtare mjaft të turbullt republikani Donald Trump të premten (20.01) u betua në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Qindra mijëra marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të tij në post, ndërkohë që qindra mijëra të tjerë protesotjnë kundër tij. Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Reagimet nga bota e jashtme ndaj ndryshimit të pushtetit karakterizohen prej pasigurisë së madhe dhe pritjeve kontradiktore.

USA Amtsübernahme Trump
Fotografi: Getty Images/A. Wong

Në orën 10:00 sipas orës lokale Donald Trump bëri betimin duke qenë tashmë presidenti i 45-të i SHBA-së. Gjyqtari suprem i SHBA-së, John Roberts, pranoi betimin e republikanit 70 vjeçar ne shkallët e Kapitolit në Uashington. Pak minuta para betimit të Trump dha betimin si zëvendëspresident i SHBA-së, Mike Pence. Ish-guvernatori 57 vjeçar i  Indianës u betua para gjyqtarit kushtetues Clarence Thomas.

Ceremonia e betimit nisi në prën 09:30 sipas orës loake. Donald Trump u ngjit i fundit në Kapitol. Nën thirrjet "Trump, Trump" ai u paraqit i veshur me kostum të zi dhe kravatë të kuqe para mijëra spektatorëve.

USA Amtsübernahme Trump
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Watson

Pak përpara fillimit të ceremonisë rreth 150 demonstrues kundër Trump-it të veshur me të zeza gjatë marshimti të tyre nëpër Uashington goditën xhamat e dyqaneve, bankave dhe të makinave. Ata u përpoqën të krijojnë barrikada me goma makinash dhe kazanë plehërash. Policia përdori gazin lotësjellës.

USA Demo gegen Donald Trump in Washington
Fotografi: Reuters/B. Woolston

Ceremonisë së betimit i parapriu dorëzimi i çelësave: Barack dhe Michelle Obama pritën në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump-in dhe First Lady e ardhëshme Melania. Në kohën që çifti presidencial Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë duke pirë çaj, në pikat e kontrollit u mblodhën gjithnjë e më shumë demonstrues. "Ta luftojmë çdo ditë Trump", "Drejtësi dhe të drejta civile për të gjithë" dhe "Dashuria triumfon mbi urrejtjen", shkruhej në pankartat e tyre. Zëdhënësit nxirrnin në pah faktin, që republikani në zgjedhje nuk ka fituar shumicën e votave dhe e akuzuan Trump, se ka fituar me mbështejen e shefit të Kremlinit Vladimir Putin.