Trump anulon takimin e nivelit të lartë me Kim Jong Un | Bota | DW | 24.05.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trump anulon takimin e nivelit të lartë me Kim Jong Un

Përmes një letre presidenti i SHBA Donald Trump e anuloi takimin e tij me sundimtarin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Takimi historik ishte planifikuar për më 12 qershor në Singapor dhe kishte për qëllim të ndihmonte për përfundimin e mosmarrëveshjes bërthamore me Phenianin. Trump donte ta bindte Kimin që të hiqte dorë nga armët bërthamore. Në këmbim ai premtoi heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Trump i shkroi Kimit se qe shumë i gëzuar për takimin, por për fat të keq, deklaratat e fundit të Koresë së Veriut kanë zbuluar "zemërim të madh dhe armiqësi të hapur", prandaj ai e konsideron për momentin një takim si të papërshtatshëm. "Ju flisni për armatim bërthamor," vazhdoi Trumpi. "Por i yni është kaq masiv dhe kaq i fuqishëm sa që i lutem Perëndisë që të mos e përdorim kurrë".

Berlini reagoi me keqardhje për anulimin e takimit. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje palëve që të vazhdojnë dialogun.