Tregu i shtypit në Kinë në valën e tranformimit - 2.000 gazeta ofrohen në treg, por organi partiak ka tirazhin më të lartë | Bota | DW | 09.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tregu i shtypit në Kinë në valën e tranformimit - 2.000 gazeta ofrohen në treg, por organi partiak ka tirazhin më të lartë

Oferta e gazetave në Kinë pas 25 vjetësh reformë është më e larmishme se kurrë: më shumë se 2 mijë gazeta, rreth 9 mijë revista dhe pothuajse 570 shtëpi botuese janë në dispozicion për lexuesin. Shtypi i ri ofron histori gjithnjë e më joshëse dhe me informacione më të mira, ndaj nuk është habi që sot askush nuk dëshiron të lexojë gazetat e vjetra të partisë socialiste. Megjithatë këto të fundit vazhdojnë të kenë tirazhin më të madh në Kinë.

default

Duan, shitësja e gazetave pothuajse është mbuluar prej revistave. Kioska e saj në rrugën e stadiumit të punëtorëve në Pekin është e mbuluar prej kopertinave të revistave bulevardeske, aytre të automobilëve dhe të modës.

"Gazeta popullore është sa për të ruajtur kioskën, por gazeta e mbrëmjes së Pekinit shitet shumë. Njerëzit duan ta lexojnë atë, shihni, sot ajo është shitur, s´ka mbetur më asnjë kopje."

Në tregun e lirë organet partiake si "Gazeta e Popullit" apo ndonjë tjetër nuk mund t´i bëjnë ballë konkurrencës së larmishme. Megjithatë këto gazeta me gati 2 deri në 3 milionë ekzemplarë vazhdojnë të jenë organet me tirazhin më të madh. Ato janë një relik nga koha kur nëpërmjet abonimit të detyrueshëm shpërndaheshin në cdo zyrë apo ndërmarrje shtetërore. Por tashmë fundi i ekonomisë së planifikuar ka përfshirë edhe tregun e shtypit në Kinë. Vitin e kaluar më shumë se gjysma e gazetave jo rentabël shtetërore fuzionuan me njëra-tjetrën ose u mbyllën. Flamurtarja e gazetave partiake "Gazeta e Popullit" ka nisur tani të përvetësojë vetadministrimin dhe që nga muaji prill ajo shitet nëpër kioska. Megjithatë shitësja Tian nuk është në gjendje të thotë, se sa kushton kjo gazetë:

"Unë e ofroj për shitje edhe "Gazetën e Popullit" qëkurse ajo ka filluar të vijë me furnizimin, por askush nuk dëshiron ta blejë atë. Të rinjve as që u intereson ajo. Organet partriake janë gazeta që mund t´u interesojnë vetëm të moshuarve."

Një tjetër organ i tillë partiak është gazeta "Cankao Xiaoxi" që do të thotë "Lajmet referencë", kjo nuk është një gazetë e mirëfilltë, por pak a shumë një pasqyrë ndërkombëtare shtypi. Kjo gazetë u konceptua asokohe për udhëheqjen kineze, e cila në kohërat e luftës monitoronte dhe dëgjonte gazetat dhe radiot e kampit armiqësor. Prej agjencisë së dikurshme të lajmeve "Kina e kuqe" u krijua me vonë agjencia shtetërore e lajmeve "Xinhua", e cila edhe sot e kësaj dite autorizon mbi 100 korrespondentë në mbarë botën vetëm për të përzgjedhur dhe përkthyer artikuj të gazetave të huaja që shkruajnë për Kinën. Ndërkohë është vjetëruar kriteri kryesor i konkurrencës mediatike, ekskluziviteti. Por pavarësisht nga censura si interneti edhe gazetat e tjera ofrojnë një dritare për të njohur botën. "Cankao Xiaoxi" vazhdon të ketë gjoja një tirazh prej gati 3 milionë kopjesh, shifër kjo që shihet me dyshim prej konkurrentëve. Botuesja Honag Huang nga përvoja thotë, se në tregun mediatik të Kinës ka shumë mashtrime:

"Ne botuesit jemi mashtrues profesionistë. Disa prej nesh manipulojnë duke i ngritur në qiell shifrat për tirazhin e tyre në mënyrë që të fitojnë më shumë reklamë. Por ka të tjerë që gënjejnë kur është fjala për numrin e shitjes duke dashur të paguajnë më pak taksë fitimi. E pra mashtrimi është i kushtëzuar nga profesioni."

Në gazetën "Cankao Xiaoxi" nuk mund të mësosh asgjë mbi stafin dhe sfondin e saj. Në të nuk publikohet asnjë numër telefoni, asnjë intervistë, pra gjithcka vazhdon sipas metodave sekrete socialiste. Gazeta më e madhe shtetërore në Kinë madje insiston që të mos merret vesh, se ajo publikon artikuj të medieve të huaja, për licensimin e të cilave ajo nuk paguan asnjë cent.

  • Data 09.08.2004
  • Autor Eva Korel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSc
  • Data 09.08.2004
  • Autor Eva Korel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSc
Reklamë