Tre vjet pas ″Nine Eleven″ - Luftës kundër terrorizmit nuk i duket fundi | Politika | DW | 10.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Tre vjet pas "Nine Eleven" - Luftës kundër terrorizmit nuk i duket fundi

Me 11 shtator 2001 si pasojë e akteve terroriste të papara ndonjëherë në historinë e terrorizmit, jetën humbën pothuaj 3.000 veta. Terroristët ishin anëtarë të organizatës islamike Al Kaida. Menjherë pas sulmit, presidenti i SHBA-së Bush, i shpalli luftë terrorizmit. Tre vjetë më vonë ende nuk duket në horizont fundi i kësaj lufte

Pas 11 shtatorit 2001 asgjë më nuk është si më parë

Pas 11 shtatorit 2001 asgjë më nuk është si më parë


Amerika është një komb në luftë, vazhdon të përsërisë presidenti Bush. Cështë e vërteteta edhe tre vjet pas sulmeve të të 11 shtatorit SHBA-të, vazhdojnë të prezantohen si superfuqi në botë. Megjthithë, SHB-atë janë të lënduar si asnjeherë më parë në historinë e tyre. Në Irak janë vrarë më shumë se 1000 ushtarë, Në Afganistan lufta vazhdon, ndërsa në vetë shtete e Bashkura edhe më tej bien siranat e alarmit që pralajmërojnë sulmet terroriste.

Nuk ka mbrojtje të njëqindpërqindë nga sulmet terroriste, aq më tepër kur terrori i shkaktuar nga fanatikët dhe grupet terroriste prek të gjitha vendet dhe kur terroristët janë të përbetuar. Ajo që i bashkon ata është një përzierje e rrezikshme midis urrejtjes dhe refuzimit përballë vendeve të tyre të korruptuar dhe urrejtjes përballë Perëndimit që mbështet ato regjime. Bashkë me politikën e Perëndimit, refuzohet njëkohësisht edhe kultura dhe religjioni i tyre.

Edhepse kjo shfaqje nuk është e gjë e re, megjithatë amerikanët pyesin prej nga e gjithë kjo urrejtje duke harruar të shohin se kësaj dukurie i kanë kontribuar vetë, përmes një bashkëpunimi joparimor me diktaturat e vendeve të treta dhe mungesës së interesit për zhvillimin dhe problemet në pjesën më të madhe të botës. Mjafton të hedhësh një shikim në edicionet informative të televizionit amerikan për të konstatuar se mungon trajtimi i temave ndërkombëtare. Opinioni publik amerikan mjaftohet me faktin se imazhi i tyre në pjesën tjetër të botës është i pacënuar.

Vetë Europa nuk është kursyer. Në bindjen e tyre qëndron pikpamja se britanikët janë në anën e Uashingtonit, kurse francezët kundër SHBA. Në këtë hartë mendësie të amerikanëve, Gjermania ndodhet dikund midis Britanisë së Madhe dhe Francës. Fakti se disa prej vendeve perëndimore në çështjen e luftës së Irakut nuk janë në anën e SHBA-ve, ka zhgënjyer presidenitn Bush dhe kjo ka lënë gjurmët e veta deri në ata masë sa ishte shtruar edhe çështja e pozicionimit të Nanto-s, ndonëse NATO është angazhuar në luftë kundër terrorizmit. Edhe vendet që kritikuan luftën e Irakut në çështjen e terrorizmit bashkëpunojnë me Uashingtonin, ndonëse luftën në Irak nuke konsiderojnë si pjesë të luftës antiterroriste. Fakti se në SHBA mezi diskutohet për rolin dhe qëllimin e NATO-s dëshmon sa shumë kanë ndryshuar kohrat.

Tre vjet pas 11 shtatorit të vitit 2001 një gjë ështe e pa kontestuar. "Najn Illeven" ka qenë një ngjarje e përmasave historike, një ngjarje që ka shënuar një kthesë të madhe. Politika botërore ka ndryshuar në mënyrë dramatike. 15 vjet pas fundit të luftës së ftohtë kërcënon një ndarje e re e botës, të cilën do t´a shkaktojë SHBA-ja me formulën e rrezikshme: "Kush nuk është me ne, është kundër nesh". Mirëpo, sa është e besueshme politika në SHBA kur në një anë angazhohet për demokraci dhe të drejtat e njeriut, kurse në anë tjetër edhe më tej mban alenaca me vende diktatoriale? Pyetja shtrohet: Sa mund të shërbejnë SHBA-të si një shembull në botë nëse shkelin synimet për të cilat gjoja luftojnë. Përgjigja do të ishte: sa për të na kujtuar Guantanamon dhe burgun Abu Graib.

Në tre vitet e kaluar të luftës kundër terrorit bota nuk është bërë më e sigurtë. Përkundrazi. Në Afganstan, talibanët janë parqitur në shumë krahina. Përveç Kabulit, në pjesët tjera të vendit fjalën përsëri e kanë lordët e vjetër. Kryeterroristi Bin Laden edhe më tej është i lirë. Idhëtarët e tij në mbarë botën po shtohen. Kështu po ndodh edhe me Irakun, ku situata nuk është stabile edhe përkundër premtimeve amerikane se do të jetë ndryshe. E njëjta vlenë për Lindjen e afërt. Izraeli dhe palestinezët po luftojnë përsëri kundër njëri tjetrit dhe as që duket një fund i konfliktit. Qeveria amerikane e di se sa e rëndësishme do të ishte një paqe e drejtë për botën islamike. Megjithatë, Uashingtoni nuk është aktivë dhe rreshtohet pothuj vazhdimisht në krah të Izralit. Edhe këtu ka kohë që politika amerikane është bërë e pabesueshme.

Premtimet e Bushit për një demokratizim të botës arabe kanë hasur në një mosbesim të madh. Sot, ka një zhgënjim të vërtetë. Në diplomaci fjalët janë vepra, mirëpo në politikë ky rregull nuk do të duhej të vlente. Në politikë fjalët duhet të jenë fjalë kur thuhen dhe pastaj të ndiqen nga veprat e vërteta dhe jo që fjalët ti marrë era.

  • Data 10.09.2004
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqup
  • Data 10.09.2004
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqup