Tre per qind tatim më shumë për pasanikët | Gjermania | DW | 27.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tre per qind tatim më shumë për pasanikët

Partia Socialdemokrate e Gjermanise pubikoi një pjesë të programit të saj

Kryetari i SPD-se, Franc Myntefering

Kryetari i SPD-se, Franc Myntefering

Në qoftë se Shrëderi do të rizgjidhet përsëri në shtator atëherë, pasanikët gjermanë do të duhet të paguajnë një tatim shtesë prej tre për qind. Këtu hyn kushdo, të ardhurat vjetore të të cilit e tejkalojnë shumën prej 250 mijë Euro.Me këto para socialdemokratët duan të mbështesin financiarisht sektorin e arsimit, shkencës dhe teknologjisë. Këtë e bëri të ditur të djelën në Berlin, kryetari i Partisë Socialdemokrate gjermane, Franc Myntefering, në kuadër të prezantimit të pjesshëm të programit zgjedhor.

I ashtuquajturi manifest zgjedhor i SPD-së përmbledh gjithsej 25 faqe. Por ai nuk është publikuar ende derisa të jenë sqaruar të gjithë detajet. Ndryshe planifikojnë t’i plotësojnë boshllëqet në buxhetin e shtetit opozitarët unionistë. Ata janë duke diskutuar intenivisht për rritjen e tatimit të vlerës së shtuar, që në Gjermani aktualisht është 16 për qind. Socialdemokratët e rrefuzojnë këtë në mënyrë të prerë.

Pagat minimale përbëjnë një tjetër pikë të programit. Të prekur janë ata sektorë, ku mungojnë rregullimet tarifore. Por udhëheqja e SPD-së, për shumë probleme të tjera nuk ka gjetur zgjidhje. Për shembull, ende nuk di se si duhen motivuar qytetarët që të konsumojnë më shumë e të kursejnë më pak. Kërkesa e ulët në tregun e brendshëm, po e frenon prej shumë vitesh zhvillimin ekonomik të Gjermanisë.

Një tjetër pikë debati është qasja e jetës profesionale me atë familjare. Për shembull, po diskutohet mundesia qe prindërve t'u jepet një shpërblim shtesë, të cilin për një vit do ta paguajë shteti. Të gjitha këto janë çështje që do të caktohen gjatë ditëve të ardhshme. Por ideja përshkuese e programit me të cilin socialdemokratët do të konkurrojnë në zgjedhjet e parakohshme është caktuar që tani: "Duam të kemi rrritje, rezultate të suksesshme në ekonomi, mbi këtë bazë edhe punë, siguri sociale dhe drejtësi sociale. Këto janë dy idetë kryesore që shfaqen kudo". thote kryetari i Partise. SPD-ja do ta paraqesë programin zyrtarisht më 4 korrik, tri ditë pasi kancelari gjerman Gerhard Shrëder do të ketë shtruar në Bundestag mocionin e votëbesimit.

  • Data 27.06.2005
  • Autor Nina Verkhojzer, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3K
  • Data 27.06.2005
  • Autor Nina Verkhojzer, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3K