Trazirat në Francë mund të jenë dimension edhe evropian | Studimi në Gjermani | DW | 08.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Trazirat në Francë mund të jenë dimension edhe evropian

Në pasqyrën e shtypit gjerman të ditës së sotme spikasin tema e bisedimeve për krijimin e koaliconit qeveritar në Gjermani dhe ajo e trazirave të dhunshme në Francë, prej nga shikohet edhe rreziku i shfaqjes së fenomenit të ngjajshëm edhe në Gjermani.

Nëntor 2005, lagje në lindje të Parisit

Nëntor 2005, lagje në lindje të Parisit

Fillojmë me temën e bisedimeve në Berlin për koalicionin.

"Die Welt" shkruan se akoma nuk po mund të shihet se për çka partnerët e koalicionit mund të dakordohen në Berlin pas dyerve të mbyllura. Sinjalet e para janë shqetësuese. Ka rrezik që socialistët të arrijnë qëllimet e tyre. Planet për politikën e tatimeve mund të çojnë kah ajo që të pasurit edhe me tej të japin më shumë se sa deri tani.
"Abendzeitung" e qytetit te Mynihut shkruan ende pa u bërë një javë Unioni dhe SPD i kanë dhënë kohë vetes t'i përballojnë të gjitha urat e vështira. Një koalicion i madh është i dëshiruar nga shumica, mirëpo nëse vertetë do të jetë e arritshme të vihet në jetë, nuk është e vetëkuptueshme.

Përpjekjet e partive të koalicionit të ri qeveritar për ashpërsimin e politikës së kursimit, sipas gazettes "Leipziger Volkszetiung" do të thonë krijimi i një përshtypje se të kursesh do të thotë më shumë para të inkasosh. Për çdo njeri është e qartë se të kursesh do të duhej të nënkuptonte të harxhosh më pak.

Ndërkaq gazeta e Lübeckut, "Lübecker Nachrichten" duke komentuar bisedimet finale për koalicionin qeveritar shkruan se e gjithë kjo të përkujton në mënyrë fatale bisedimet për koalicionin Kuq e Gjelbër të vitit 2002. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin se rripi do të shtrëngohet edhe më shumë se sa është folur gjatë periudhës së zgjedhjeve. Gjendja e buxhetit shtetëror është katastrofike. Ajo që të irriton është mangësia e konceptit. Me rëndësi është që politika e re tatimore do të prekë klientelën e të dyja partive, pra dhembjen do ta ndiejnë të gjithë.

"Berliner Zeitung" e Berlinit shkruan se nga ajo që në periudhën parazgjedhore thuhej në programin zgjedhor të Unionit CDU CSU shumë pak ka mbetur. Pauza e frymarrjes është duke u rritur. Pas çdo kompromisi të dhimbshëm Unioni nuk do të mundë gjë tjetër të arrijë deri në fund të javës, pos pajtimin me një koalicion të madh. Nuk ka tjetër alternativë pos krijimit të një qeverie të përbashkët me socialdemokratët.


Një nga temat me rëndësi, me të cilat preokupohet shtypi gjerman është edhe çështja e trazirave në Francë.

"Frankfurter Allgemine Zeitung". Kjo gazetë bën krahasim ndërmjet gjendjes në Francë dhe asaj në Gjermani. Në të dyja vendet është karakteristike injoranca në politikë dhe shoqëri, e shoqëruar me mungesën e reagimit ndaj rritjes së eksplozivit social para shtëpisë. Prandaj politikanët gjermanë duhet të mos jenë të sigurt se raportet aktuale franceze nuk do të mund t' i kërcënojnë.

Për të njëjtën temë shkruan edhe "Landshuter Zeitung". Në komentin e kësaj gazete thuhet se integrimi në shoqëri dhe në botën e punës mund të arrihet vetëm nëse kjo bëhet së bashku me emigrantët. Jo vetëm në Francë, por edhe në Gjermani, Belgjikë, apo Holandë kjo gadishmëri është e vogël. Deri më tani trazirat në Francë janë vetëm problem francez, por ato mund të jenë edhe një dimension evropian. Dhe me pas ç'ka të bëhet?

Edhe për gazetën e Potsdamit "Märkische Allgemine" Gjermania ka arsye të brengoset për atë që po ndodh në Francë. Situata eksplozive e cila çoi drejt erupsionit të dhunës në Francë në disa pjesë të qytetit të Berlinit është përditshmëri. Studimi më i ri për arsimin në Gjermani ka dëshmuar se situata e shkollimit të të huajve në Gjermani është e keqe dhe kjo bën që shume të rinj të mos kenë shanse për të fituar të drejtën e shkollimit profesional. Lufta spektakulare nëpër rrugë dhe tërheqja në shoqëri paralele kanë një gjë të përbashkët: ato kërcënojnë fundamentin e përbashkët të shoqërisë.


  • Data 08.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arsy
  • Data 08.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arsy