1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trazirat në Athinë jo vetëm zemërim ndaj policisë

Janis Papadimitrou / Athinë9 Dhjetor 2008

Trazira të pashoqe në Athinë pas vdekjes së nxënësit 15 vjeçar, Aleksandros Grigoropulos nga plumbat e policisë në lagjen Exarchia në Athinë. Çfarë treguesi është kjo dhunë për shoqërinë greke?

https://p.dw.com/p/GCEA
Agjensi udhëtimesh e shkatërruar në qendër të Athinës. 9 dhjetor, 2008.
Agjensi udhëtimesh e shkatërruar në qendër të Athinës. 9 dhjetor, 2008.Fotografi: AP

Trazira të pashoqe në Athinë pas vdekjes së nxënësit 15 vjeçar, Aleksandros Grigoropulos nga plumbat e policisë në lagjen Exarchia në Athinë. Dëshmimtarët okularë bëjnë fjalë për "të shtëna me qëllim", ndërsa policia këmbëngul që ishte një rast i veçuar një plumbi të ardhur diagonalisht. Exharchia, prej vitesh konsiderohet lagja e autonomëve, dhe shpeshherë ka pasur përleshje me policinë. Edhe në vitin 1985 ka patur një rast vdekjeje të një nxënësi. Mihalis Kaltezas u qëllua nga policia, që bëri fjalë për mbrojtje në nevojë. Trazirat në Greqi ndërkohë kanë përfshirë edhe qytete të tjera.

Në qendër të Athinës, 7 dhjetor, 2008.
Në qendër të Athinës, 7 dhjetor, 2008.Fotografi: AP

Janë trazirat më të mëdha në Greqi prej 40 vitesh. Në qendër të Athinës autonomët kanë nxjerrë jashtë funksionit shtetin. Qindra dyqane, banka, komisariate policie janë shkatërruar, makinave iu është vënë zjarri. Zemërimi për vrasjen e një 15 vjeçari është kthyer në urrejtje të hapur kundër shtetit. Eurodeputeti i së majtës së moderuar greke në Dimitris Papadimoulis e sheh gabimin tek policia "një i ri 15 vjeçar u qëllua me gjakftohtësi nga ata që hiqen si rambo të armatosur dhe u vra pa arsye. Forcat paramilitariste tek policia me sa duket mëbshteten dhe persona të politikës. Ata ndëshkohen tepër rrallë, ose për aktivitetin e tyre shpërblehen me ngritje në detyrë, dhe kjo prej vitesh."

Universiteti Politeknik, Athinë, 8 dhjetor 2008
Universiteti Politeknik, Athinë, 8 dhjetor 2008Fotografi: AP

Janis Makris, kryetar i sindikatës së policisë së Athinës ka një mendim tjetër. Edhe ai bën fjalë për një rast të veçuar tragjik, për një shkelje të pafalshme të ligjit dhe për praktikën e policisë. Nga ana tjetër ai ankohet për vetëdijën e pakët të së drejtës tek popullata. "Tek ne në Greqi ndodh diçka e pazakontë. Ne duam vërtet që policia në rast nevoje të jetë para derës sonë për të na mbrojtur, por më tepër se kaq nuk na intereson puna e saj. Po qe se fqinji ynë shihet që parkon aty ku nuk duhet, atëherë ne e thërrasim policinë, por kur vetë ne i shkelim rregullat e qarkullimit, atëherë nuk na pëlqen fare policia."

Kioskat e djegura në qendër të Athinës. 9 dhjetor, 2008
Kioskat e djegura në qendër të Athinës. 9 dhjetor, 2008Fotografi: AP

683 Euro. Kjo është rroga fillestare e një polici të ri grek. Nuk ka çudi që policët janë të pamotivuar. Megjithatë pagesa e keqe dhe kualifikimi i mangët nuk janë arsye për keqpërdorimin e detyrës. Në vitin 1985 u vra një nxënës 15 vjeçar, Mihalis Kaltezas gjatë një demonstrate në Athinë. Që atëherë autonomët janë në një luftë të vazhdueshme me policinë, para së gjithash në lagjen Exarcheia, jo larg parlamentit grek.

Mungesa e perspektivës së këtyre të rinjve e amplifikon zemërimin. I këtij mendimi është eurodeputeti, Dimitris Papadimoulis. "sistemi arsimor po privatizohet dhe po humb vlerën. Papunësia rritet, të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë për të ardhmen. Nga politika ata ndjehen të zhgënjyer. Në këtë pikë lagja Exarcheia është barometër i shoqërisë sonë. Aty dalin për herë të parë në dritë fenomenet e reja, por klasa politike thjesht nuk i kap ato."

Sipas vlerësimeve të zyrës së statistikave të BE-së, sot gati 25 përqind e popullsisë jeton nën nivelin e varfërisë. Të rinj që nisin punën fitojnë më pak se 1000 euro në muaj, punët e mira në administratë i marrin persona me lidhje të mira me partitë që janë në pushtet. Mungesa e perspektivës mund të kthehet në zhgënjim dhe dhunë - për fat të keq të biznesmenëve athinjotë. Qindra biznesmensë të vegjël ankohen për vandalizmin dhe bastisjet. Kryetari i dhomës greke të tregtisë, Dimitris Armekinas bën thirrje për përgjegjësi: "Dhuna duhet marrë fund. Shteti duhet të tregojë kudjes për siguri.."

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë