Trazira të përgjakshme në qytetin kinez Huangshi. Tendencë në rritje e revoltave lokale | Bota | DW | 12.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trazira të përgjakshme në qytetin kinez Huangshi. Tendencë në rritje e revoltave lokale

Në qytetin Huangshi në Kinën qendrore ka shpërthyer një protestë masive. Policia ndodhet në gjendje alarmi për të përballuar masën e zemëruar të njerëzve, të gatshëm për dhunë. Vetëm në vitin 2004 në Kinë janë regjistruar zyrtarisht 50.000 herë protesta të tilla. Tendenca në rritje

Pamje nga protestat në Kinë

Pamje nga protestat në Kinë

Në fillim të gushtit në qytetin Daye në Kinën qendrore protestuan rreth 30.000 vetë në parkun e qytetit. Kjo masë njerëzish ishte aq e organizuar dhe profesionale saqë të gjithë ishin të gatshëm të marshonin me kilometra të tërë. Protesta drejtohej kundër qeverisë së qytetit fqinj Huangshi. Një skenë kjo që po përsëritet gjithnjë e më shpesh në Kinën që po lulëzon ekonomikisht, dhe që përfundon në trazira të përgjakshme si demonstrata e 6 gushtit.

Për Heike Hulbig, studiuese në Institutin e Hamburgut për Azinë, skena të tilla nuk përbëjnë më ndonjë risi: Në të vërtetë dhuna, edhe raste të eskalimit të saj, është përsëritur shpesh në zonat rurale si edhe në ato të qyteteve. Unë nuk jamë e sigurtë, nëse ajo me kalimin e kohës po rritet në mënyrë ekstreme apo nëse rastet e informuara janë pasojë e ndikimit të mediave. Ajo që mund të thuhet me siguri është se protestat po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Për shembull shpërnguljet e detyruara nga fshatrat po bëhen gjithnjë e më shpesh objekt protestash.

Në qytetin Huangshi bëhej fjalë për diçka tjetër. Bashkia e qytetit Huangshi kishte vendosur që të shkrinte qarkun e Daye dhe t'a bashkonte atë në një njësi të re administrative. Profesor Joseph Cheng prej kohësh vëzhgon zhvillimet urbanistike në Kinë: Në shumë vende në Kinë janë zbrazur arkat lokale, madje ka mjaft bashki që janë të mbytura në borxhe. Kur shkrihen prefekturat apo komunat shtrohet pyetja, se kush do t'i paguajë borxhet. Çështja ashpërsohet sidomos kur një qark debitor përfshihet në një qark të ri më të pasur. Mos duhet t'i paguajnë të gjithë taksapaguesit borxhet e të ardhurve? Shumë vetë nuk e duan këtë.

Shumë nga protestat organizohen nga ata që e njohin mirë nga brenda pushtetin. Nga intelektualët apo nga drejtuesit lokalë, me stazh të gjatë pushteti. Në sqarimin e imazhit konfuz të këtyre protestave sociale ndihmon edhe një faktor tjetër. Sipas Profesorit Joseph Cheng, qytetet kineze janë të informuara mjaft mirë. Kështu ato e dinë se disa demonstratat në Kinë kanë gjetur një jehonë të gjerë ndërkombëtare. Kur ato arrijnë një shkallë të tillë, ato kanë efektin e sinjalizimit në Kinë.

Analiza e këtyre protestave sociale të le të kuptosh, se në Kinë protestat sociale po zhvillohen sipas një dinamike të pavarur. Sa më shumë demonstrata organizohen, aq më shumë njerëz marrin guximin të protestojnë. Na rastin e qytetit Huangshi, për shembull suksesi nuk vonoi. Pas trazirave të përgjakshme, bashkia e qytetit u detyrua të shfuqizojë vendimin e saj për shkrirjen administrative të dy qyteteve kineze, Huanshi dhe Daye.

  • Data 12.08.2005
  • Autor Shi Ming
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOR
  • Data 12.08.2005
  • Autor Shi Ming
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOR
Reklamë