1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trazira në Paris prej gjashtë ditësh

Stefanie Markert2 Nëntor 2005

Periferitë e Frances që 30 vjet preokupohen me probleme. Në disa lagje në periferi të qyteteve të mëdha, ku jetojnë kryesisht familje të dobëta sociale dhe emigrantë nga vendet frankofone të Afrikës së Veriut, mbretëron varfëria dhe dhuna.

https://p.dw.com/p/ArCr
Trazira në Paris
Trazira në ParisFotografi: dpa

Gurë nga ana e demonstrantëve - gaz lotësjellës nga policia. Gjashtë netë me radhë një valë dhune kaploi periferitë veriore të Parisit. Çdo gjë filloi të enjten e kaluar (28.10.) me vdekjen tragjike të dy të rinjve. Duke kujtuar se po i ndiqte policia ata u fshehën në një trafo ku i zuri korenti. Të martën, familjet e tyre u pritën nga kryeministri Dominik de Vilëpë (Dominique de Villepin) dhe ministri i brendshëm Nikolas Sarkosy (Nicolas Sarkozy) ku sqaruan rastin. Mirëpo, dhuna eskaloi. Natën e të së
mërkurës u goditën gati pesë departamente. Bilanci:mbi 30 arrestime, 150 zjarrvënje, si dyqane tepihësh, kontejner mbeturinash dhe mbi 60 makina.

Kritika duhet të bjerë sidomos mbi ministrin e brendshëm Sarkosy , i cili do të jetë për dy vjet president i shtetit francez. Në rininë e tij ai është sjellë në qarqe problemesh , çfarë edhe banorët e panë si provokim kur ai të rinjtë e rebeluar i quajti llum dhe
fundërrina. Në një intervistë ai mbajti këtë qëndrim: "Unë nuk shfrytëzoj fjalë të ashpra apo vullgare. Unë jam i edukuar mirë. Mirëpo, një qen do ta quaj-qen dhe vrasësin-vrasës. Dhe, nuk e di përse fjala fundërrinë duhet të jetë vullgare? Shtoj se të gjithë ata të cilët janë bashkëfajtor për gjendjen e periferive tona, nuk duhet të mbajnë leksione."

Këtë ministri i brendshëm francez e tha duke pasur parasysh kritikën nga radha e socialistëve opozitar. E megjithatë, problemet e banorëve mërgimtar në periferitë e goditura, mbesin kryesoret. Këtu mbretërojnë papunësia dhe ndjenja e të qenurit në burg. Bandat veprojnë. Tregtia e drogës lulëzon. Qeveria e ndjen se të 2000 policët shtesë në lagjet e djegura nuk mjaftojne për vënjen e serishme të rendit. Ministri i brendshëm Sarkosi ka anuluar një udhëtim jashtë shtetit. Kryeministri de Vilëpë poashtu ka anuluar një vizite, përkohësisht.

Anëtari i qeverisë Francois Goulard, me shenjat e para për një zgjidhje: "Ne duhet të jemi konsekuent dhe plot mirëkuptim. Të rreptë kundër bandave e mafias të cilët nuk janë të interesuar që të mbretrojë rendi. Ata kanë vënë rendin e tyre në periferi! Por, mirëkuptim duhet të kemi për popullin dhe për të rinjtë, të cilët i nënshtrohen kësaj situate".

Propozimet për reforma vinë prej të gjitha anëve. Ministri i brendshëm Sarkozy dëshiron përforcim masash parandaluese dhe me këtë do të ngarkojë kryetarët e
bashkive. Ata duhet të fillojnë me prandalimin e dhunës që në qerdhet e fëmijëve.
Por, ekspertët besojnë se të gjitha këto projekte ndikojnë vetëm në afat të gjatë dhe në ditët e ardhshme llogarisin në trazira të reja.