Tragjeditë e njëpasnjëshme të refugjatëve janë një sfidë e re për BE-në. Brukseli ende nuk është në gjendje të japë rrugëzgjidhje | Evropa | DW | 12.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Tragjeditë e njëpasnjëshme të refugjatëve janë një sfidë e re për BE-në. Brukseli ende nuk është në gjendje të japë rrugëzgjidhje

Rruga e vetme efikase për të dalë nga dilema e refugjatëve është luftimi i rrënjëvë të emigracionit ilegal: varfësira, papunësia dhe mungesa e perspektivës.

Refugjatë në Lampedusa të Italisë

Refugjatë në Lampedusa të Italisë

Viktima e fundit e dramës së refugjatëve në brigjet e Sicilisë këtë javë ishte një foshnje 1 vjecare. Prindërve iu desh ta hedhin vet në det trupin e pajetë të fëmijës të ndodhur nën presionin e pasagjerëve të tjerë, të cilët të rropatur lundronin me një barkë të vjetër.

Barka e vdekjes këtë javë dhe tollovitë e anijes gjermane Cap Anamur një muaj më parë kanë tërhequr sërish vëmendjen e opinionit dhe të medieve lidhur me problemin e mprehtë të emigracionit ilegal. Qindra, ndoshta mijëra afrikanë, gjejnë vdekjen cdo vit duke tentuar të arrijnë nëpërmjet detit Mesdhe kështjellën e mirëqenies, Evropën. Qindra mijëra, ndoshta miliona të tjerë, janë të gatshëm duke marrë parasysh edhe rreziqet që të ndërmarrin tentativën për të gjetur fatin në Evropë.

Një sfidë e jashtëzakonshme kjo për Evropën, por kuptohet që Evropa mund ta përballojë atë vetëm bashkarisht. Lidhur me këtë cështje edhe qytetarët në mënyrë të pakufizuar mbështesin BE-në. Shumica janë të mendimit, se unifikimi i politikës së azilimit dhe të emigracionit mund të luajnë një rol në përmirësimin e situatës. Por si mund të arrihet kjo? Pikërisht në këtë drejtim nuk ka përgjigje për zgjidhje.

Këtë e dëshmon edhe debati i zjarrtë lidhur me hapjen e një kampi për pritjen e refugjatëve në Afrikën e Veriut. Në nivelin e instancave vendimmarrëse evropiane ka mirëkuptim për këtë propozim. Nëpërmjet kësaj synohet që të kufizohet emigracioni ilegal, të mbrohen më mirë kufijtë dhe të luftohen bandat e kontrabandistëve. Njëkohësisht duhet që t´u garantohet azilimi të gjithë atyre që vërtetë kanë nevojë për mbrojtje. Në këtë drejtim synohet të punohet në frymën e solidaritetit midis vendeve anëtare dhe barra e refugjatëve të ndahet në mënyrë të drejtë. Por deri tani nuk është arritur asgjë konkrete.

Italianët edhe gjatë rasteve të fundit nuk mund të mbështeteshin tek ndihma e BE-së. Vitin e ardhshëm do të nisë nga puna një agjenci kufitare, e cila do të koordinojë punën në raste të tilla. Sa i përket buxhetit dhe numrit të punonjësve kjo agjenci për një afat të papërcaktur do të ketë kufijtë minimalë. E pra as që mund të pritet ndonjë siugrim i përbashkët i kufijve. Shtetet e BE-së ende nuk janë të gatshëm t´i ndajnë me BE-në kompetencat e mbrojtjes kufitare. Aq më pak janë të gatshme ato vende anëtare të BE-së që nuk konfrontohen shumë me problematikën e refugjatëve që të ndajnë detyrimet me vendet e mbigrakuara nga pikëpamja financiare me këtë problem.

Një tjetër mënyrë me të cilën BE-ja përpiqet të zgjidhë problemin e emigracionit ilegal është marrëveshja për kthimin e refugjatëve në vendin tranzit, prej nga kanë ardhur ata. Pavarësisht nga disa favore financiare që u bëhen vendeve tranzit, deri më sot shumë pak prej tyre kanë qenë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje të tillë. Edhe ideja e hapjes së kampeve të refugjatëve jashtë kufijve të Evropës ka mbetur në vendnumëro. Kjo për shkak të problemeve të legjislacionit, por edhe ngaqë askush prej refugjatëve nuk pranon që të tërhiqet nga rruga e emigrimit drejt Evropës duke u strehuar nëpër kampe refugjatësh diku larg saj.

Rruga e vetme efikase për të dalë nga dilema e refugjatëve është luftimi i rrënjëvë të kësaj dukurie dhe shmangia e presionit që ekziston në Afrikë apo në Lindjen e Mesme: prej varfësirsë, papunësisë dhe mungesës së perspektivës. Por as vet Komisioni i BE-së nuk ka besim që shtetet anëtare do të arrijnë ta përballojnë një gjë të tillë, madje sipas Brukselit ky është synim afatgjatë. Në këtë mënyrë BE-ja do të vazhdojë të mbetet e paaftë për të reguar ndaj refugjatëve ilegalë që zbarkojnë të rraskapitur në brigjet kufi të BE-së.

  • Data 12.08.2004
  • Autor Martin Bohne
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGg
  • Data 12.08.2004
  • Autor Martin Bohne
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGg