1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedia e Besllanit

Hermann Krause29 Dhjetor 2005

Sipas vlerësimeve të komisionit parlamentar të Rusisë, autoritetet e Beslanës janë vetë fajtore për dramën tragjike të para një viti në një shkollë fillore të qytetit

https://p.dw.com/p/Aqre
Shkolla e Beslanit
Shkolla e BeslanitFotografi: AP

Më 1 shtator të vitit 2004, ekstremistët sulmuan një shkollë fillore në Beslanën verilindore, ku u morën peng 1.100 nxënës, prindër dhe mësues, si kusht per terheqjen e trupave ruse nga krahina fqinje e Çeçenisë. Pas tre ditësh forcat e sigurimit në ndërtesën e shkollës ndërhynë furishëm. Me këtë rast situata eskaloi deri tekshkëmbimi i zjarrit dhe shpërthimi i eksplozivit, ku si pasojë u vranë 331 njerëz, në mes tyre 186 fëmijë. Policia ka injoruar rregullat që të përforcojë masat e sigurisë në shkollë- pohon publikisht kryetari i komisionit, Alexandër Torschin. Përmes kësaj së pari është mundësuar marrja e pengjeve. Ndërsa, me "vlerësime të gabuara dhe mangësi" u bë i pamundur lirimi i pengjeve.


Marrja e pengjeve të Beslanit ka mundur të mos ndodhte. Në këtë rezultat solli raporti i komisionit të parlamentit rus, prezantuar dje nga kryetari i komisionit, Alexander Torschin. "Komisioni pohon se sistemi aktual për masat kunder terrorit nuk mjaftonte. Për më tepër, autoritetet e Ministrisë së brendshme në Ingusheti ishin të pakujdesura, edhe përsa i përket kryerjes së urdhërave".

Pra, kishte mjaft sinjale, se do te pasonte një akt terrorist. Muaj më parë se të ndodhte sulmi, flitej se një grup po planifikonte një atentat- thuhet në raportin e komisionit. Pengmarrësit, ne mes tyre edhe dy terroristë të Arabisë Saudite, do të jenë parapërgatitur në një pyll shume ditë para sulmit. Paralajmërimet nga qendra e shërbimit sekret të Rusisë apo edhe urdhërat e ministrisë së brendshme, policia nuk i ka përfillur. Torshin thotë: "Prej 22 gushtit forcat e ministrisë duhej të përforcoheshin. Duhej të kërkoheshin terroristët. Grupet duhej të kontrolloheshin. Të gjitha këto urdhëra nuk janë zbatuar".

Për këtë arsye po hapet një procedurë hetimi kundër udheheqësve të policisë dhe të ministrisë së brendshme. Por, asnjeri prej atyre të cilët dështuan në lirimin e pengjeve nuk kanë nevojë të japin përgjegjësi. Torshin, i cili mori deklaratat e më shumë se 1.000 dëshmitarëve, sqaroi para anëtareve të parlamentit dhe të këshillit federativ, se hapi për lirimin e pengjeve nuk mund të dëshmohej si i gabuar.

Nga nënat beslanase qëndronte akuza që armata ruse gjate lirimit të pengjeve ka qëlluar në shkollë me armë zjarri, prandaj janë djegur kaq shumë femijë. Por, Torschin hedh poshtë këtë akuzë: "Sa i përket përdorimit të zjarrit, komisioni niset prej asaj që këto arme, të cilat mund të përdoren për luftën kundër terrorizmit nuk kanë shkaktuar djegjen e shkollës. Përdorimi i këtyre armëve është parë nga komisioni si i domosdoshëm dhe nuk bie në kundërshtim me ligjin rus".

Edhe atëherë kur automjetet e blinduara qëllonin në ndërtesën e shkollës, të gjitha pengjet ishin evakuar- thotë raporti i kontrollit. Është vërtetuar se në kohën e sulmit, një pjesë e mirë e njësive speciale nuk ishin në vend te ngjarjes, por bënin trajnim në një vend ushtrimi prapa shkollës. Përgjithesisht, krijohet përshtypja që raporti nuk e paraqet hapur situatën e vërtetë në Besllan.