Tragjedi në Pakistan | Politika | DW | 10.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Tragjedi në Pakistan

Mediat njoftojnë se, ndoshta më shumë se 40.000 vetë kanë humbur jetën nga tërmeti në Pakistan. Më shumë se 2,5 milionë janë të pastrehë

Transportohen të plagosurit

Transportohen të plagosurit

Ministri i jashtëm Joshka Fisher sqaroi, se qeveria gjermane është në kontakt të vazhdueshëm me organizatat e vendit për të ndihmuar në mënyrë emergjente. Me urdhër të ministrit të brendshëm, Otto Schilly, dje, u dërguan në Pakistan një grup prej 15 personash të organizatës për ndihmë të shpejtë në vendet ku ndodhin katastrofa, me pajisjet e duhura teknike per shpëtim.

Në fundjavë u nis per në rajonin e prekur nga termeti një specialist i THW-s për të bërë kërkime dhe per t´i lehtësuar sadopak punën kolegëve pasardhës. Specialistët e ndihmës së shpejtë do të dërgohen së shpejti per në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Nuk dihet ende se ku do t´i fillojnë kerkimet keta specialiste. Ata janë përgatitur për gjithçka. Shefi i ekipit, Michael Walfsdorf tha përpara nisjes per në Pakistan: "Sigurisht qe kemi marrë me vete pajisje teknike per lokalizim, si pajisje teknike, ashtu edhe kamera vëzhguese dhe nuk mungojnë këtu pajisjet per shpëtim. Detyra jonë është të punojmë së bashku me ekipin francez, që ndodhet momentalisht në Pakistan dhe vazhdon kërkimet me qentë për shpëtim. Ne do të bashkëpunojmë me francezet për të krijuar ekipe të mëdha shpëtimi.

Në grupin e specialistëve për shpëtim është edhe 35- vjeçari Christian Busalt, me profesion instalues elektrik. Ai ka një detyrë të caktuar për këtë mision: "Detyra ime është të përdor pajisjet për lokalizim, të shoh me kamera dhe të dëgjoj nëse ka njerëz nën rrënojat e ndërtesave. Pra detyra ime është gjithcka që ka të bëjë me pajisjet e lokalizimit."
Ai tregon se nuk është hera e parë që merr pjesë në një mision të këtij lloji, në një rajon të prekur nga tërmeti, por është gjithmonë tronditëse të shohësh shtëpi të rrënuara plotësisht dhe pa asnjë të mbijetuar.
Specialistët nuk duan të dorëzohen përnjëherë. Edhe logjistika e mundëson qëndrimin e tyre për një kohë më të gjatë. Michael Walsdorf, shefi i ekipit shprehet: "Ne kemi marrë me vete pajisje, ushqime dhe mjete të tjera për dhjetë ditë. Nëse misioni do të zgjasë më shumë, atëherë duhet të furnizohemi në vend. Por si fillim kemi planifikuar që misioni të zgjasë më së shumti 10 ditë"
Ajo që na mbetet tani, është të shpresojmë të gjejmë sa më shumë të mbijetuar nën rrënojat e shtëpive. Specialistët e ndihmës së shpejtë gjermane do të bëjnë gjithësesi të pamundurën. Kryqi i kyq gjerman do të nis të martën me 11 tetor ndihmat e para në ushqime për në Pakistan.

  • Data 10.10.2005
  • Autor Roman Janik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt6
  • Data 10.10.2005
  • Autor Roman Janik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt6