Trafiqet duhen luftuar bashkarisht | Ballkani | DW | 18.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Trafiqet duhen luftuar bashkarisht

Drejtuesit më të lartë të policisë shqiptare të rajonit jugor dhe të Greqisë bëjnë bilancin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër trafikëve që zhvillohen përgjatë kufirit shqiptaro-grek

Drogë e konfiskuar

Drogë e konfiskuar


Drejtuesit më të lartë të policisë shqiptare të rajonit jugor dhe të Greqisë së veriut janë takuar në Gjirokastër për të bërë bilancin e bashkëpunimit dypalësh në luftë kundër trafikëve që zhvillohen përgjatë kufirit shqiptaro-grek, si dhe për të rritur masat e sigurisë në luftë kundër terrorizmit që e shfrytëzon këtë pjesë të Ballkanit për të hyrë në zemër të Europës. Përpos problematikës së shkëmbimit të informacioneve për persona super të kërkuar, të ndjekur nga Interpoli Europian apo dhe të rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të automjeteve, drejtuesit e policisë nga të dy vendet janë ndalur në bashkëpunimin për të luftuar bashkarisht rrjetet e trafikut të
drogës që lëviz në të dy shtetet.

Në marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar, pala greke ka premtuar në këtë takim infrastrukturë logjistike e deri në përdorim të mjeteve fluturuese e helikopterë
në dispozicion të goditjes së trafikut të drogës. Prefekti rretheve jugore Spiro Ksera nga ana e tij deklaroi se janë marrë të gjithë masat që rajoni jugor i vendit të mos jetë më qëndra e trafikut të drogës duke angazhuar në një fushatë të gjerë të gjithë
institucionet.

Prej gati një viti, mes policive të të dy rajoneve, të jugut të vendit dhe të greqisë së veriut ka nisur një bashkëpunim i konkretizuar në operacione të përbashkëta të emertuara Ballkan antitrafik. Policia shqiptare dhe institucionet e ministrisë së brendshme së bashku me pushtetet vendore në jug të vendit e kanë përcaktuar si prioritet luftën ndaj fenomenit të trafikut të drogës e qënieve njerëzore. Ky prioritet, është dhe një nga detyrat e shtëpisë që Shqipëria duhet të përmbushë sipas marëveshjes së asocim-stabilizimit me Bashkimin europian.

  • Data 18.05.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVV
  • Data 18.05.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVV
Reklamë