Trafiku njerëzor po kthehet në një biznes me shumë fitim | Bota | DW | 24.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trafiku njerëzor po kthehet në një biznes me shumë fitim

Trafiku njerëzor është një biznes i fuqishëm. Në të gjithë botën bandat e trafikantëve fitojnë rreth 20 deri në 30 miliardë dollarë në vit.Por kjo tregti nuk është vetëm një biznes i madh por edhe një problem botëror. Përmes një konference të organizuar nga OSBE-ja synohet që këto ditë të tërhiqet vëmendja ndaj gjendjes aktuale dhe të drejtat e refugjatëve

Nje vajzë që ka mbijetuar trafikun, flet për një gazetare në Moskë

Nje vajzë që ka mbijetuar trafikun, flet për një gazetare në Moskë

Tregtia me njerëzit është një biznes ndërkombëtar. Sipas ekspertëve janë me qindra ato organizata të cilat jetojnë vetëm nga kjo tregti. Për shkak se udhëtimi legal në shumë vende të pasura po bëhet gjithnjë e më i vështirë, shumë refugjatë pranojnë shërbimet që ofrojnë bandat kontrabandiste. Këto veprojnë në fshehtësi dhe për këtë nuk llogariten tek kriminaliteti i organizuar. Çmimet për një ndërrmarrje të tillë të rrezikshme variojnë: nga marrëdhëniet seksuale të detyruara deri në 15.000 dollarë për një fluturim në aeroportin në afërsi të vendit të synuar.

Julia Durov nga organizata Amnesti Internacional thekson, se pa kallauzë nuk ka trafik te njerezve. Jo vetëm Evropa por edhe Shtetet e Bashkuara bëjnë pjesë në ëndrrën e këtyre refugjatëve. Këtu bëjnë pjesë gjithashtu edhe vendet e pasura me naftë të Gjirit Persik. Pavarësisht rrezikut të rënies në duar kontrabandistësh të paskrupullt shumë nga këta persona marrin në sy një udhë, fundin e së cilës ata vetë nuk e dinë. Një arsye shumë e fuqishme për të marrë në sy këtë rrezik është lufta, dhe për këtë arsye shumë refugjatë vinë nga vendet në zhvillim. Edhe në fillim të këtij shekulli luftërat kanë mbetur një nga arsyet kryesore për eksodin e njerëzve. Krahas kësaj edhe gjendja ekonomike sidomos në vendet në zhvillim përbën një arsye tjetër që njerëzit të braktisin vendlindjen. Madje janë pikërisht këto vende që shënojnë një rritje të dukshme të numrit të popullsisë, gjë që e bën situatën e tyre akoma më brizante. Në vitin 2050 planeti do të numërojë rreth 9,4 miliardë vetë nga të cilët 8 miliardë do të jetojnë në vendet në zhvillim. Kjo ka pasoja katastrofale për ekologjinë e këtyre vendeve. Ekspertët janë të mendimit se valët e eksodit të tanishëm janë madje vetem fillimi. Migrimi botëror do të marrë përmasa të fuqishme në vitet e ardhshme dhe do të vazhdojë për disa gjenerata, madje lëvizjet e medha te njerezve do të jenë më të shpejta.
Prandaj bandat e kontrabandistëve me kete biznes do të fitojnë deri në 30 miliarde dollarë në vit. Kështu trafiku i njerëzve do të jetë një tregti po aq e rëndësishme si trafiku ndërkombëtar i drogës dhe ai i armëve.

  • Data 24.09.2004
  • Autor Markus Grynvald
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSD
  • Data 24.09.2004
  • Autor Markus Grynvald
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSD
Reklamë