Trafikimi njerëzor - Një ndër problemet më të rënda në Bullgari | Evropa | DW | 03.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Trafikimi njerëzor - Një ndër problemet më të rënda në Bullgari

Trafikimi njerëzor është një ndër pengesat më të mëdha për Bullgarinë, e cila ndodhet drejt rrugës së antarësimit në BE. Aty zhvillohet tregtia me fëmijët për gjithë Evropën. Fundjavën e kaluar, trupat policore ndërkombëtare arritën me projektin e tyre "Elvis Bullgari" një sukses të vërtetë: Ata mundën të kapin në Romë një bandë me trafikantë njerëzorë bullgarë. 41 persona ndodhen në burg, 30 prej tyre u arrestuan në Bullgari.

Në rrugët e Sofies

Në rrugët e Sofies

Trupat policore kishin një vit që e observonin këtë bandë. Gjatë kësaj kohe, u verifikua se fëmijë bullgarë mes moshës 8 deri 13 vjeçare, u kaluan me dokumenta të fallsifikuara në Itali, për të punuar aty si hajdutë xhepash. Disa fëmijë u detyruan të prostituojnë.

Një pjesë e fëmijëve punuan në vende të tjera, shumë prej tyre në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Suedi dhe Poloni, bëri të ditur prokuroria e përgjithshme në Pleven. Pikërisht në këtë rajon të Bullgarisë u arrestuan fundjavën e kaluar 30 njerëz, të cilët merrnin pjesë në këtë biznes ilegal. Sipas ministrit të brendshëm bullgar Rumen Petkov, policia është ende në kërkim të 9 personave, që dyshohen të jenë krerët e kësaj bande. 7 prej tyre ndodhen ende në Bullgari, tha Petkov.

Viktimat e kësaj bande ilegale janë në rradhë të parë fëmijë romë. Ata rrjedhin nga familje të varfëra. Mbi 1 milionë romë jetojnë sot në Bullgari. Ata janë minoriteti më i madh në vend. Shumë prej tyre janë analfabetë dhe kështu viktima të lehta për trafikantët njerëzorë, thotë drejtoresha e Qendrës Ndërkombëtare për Minoritetet në Sofja, Antonia Zheljazkova:

"Shumica e romëve në Bullgari janë analfabetë. Shumë prej tyre gjejnë punë tek ekonomia informale ose kalojnë tek krimi i organizuar, sepse nuk kanë rrugëdalje tjetër."

Antonia Zheljazkova i akuzon institucionet bullgare se nuk punojnë siç duhet për integrimin e minoritetit të romëve në shoqërinë bullgare. Qeverisë i mungon vullneti politik, thotë ajo.

Zlatko Mldenov është drejtor i organizatës joqeveritare "Qendra e romëve Georgi i Shenjtë" në Sofje. Ai është i bindur se fëmijët romë nuk detyrohen të vjedhin apo të lypin nga familjet e tyre. Mladenov nuk njeh ndonjë familje roma që të sillet kështu me fëmijët e saj:

"Unë nuk njoh njerëz të tillë. Kan lexuar në media se ka familje që shesin fëmijët e tyre. Për shembull se vajza shtatzana shkojnë në Greqi për të lindur dhe i shesin bebet e tyre atje. Unë i kam dëgjuar të gjitha këto nëpër media, por nuk njoh asnjë familje që merret me këtë biznes."

Operacioni "Elvis Bullgari", i cili u zhvillua në Itali, zbuloi rreth 100 fëmijë, që u detyruan të vjedhin apo të prostituojnë. Sipas burimeve të policisë, shumica e këtyre fëmijëve ju shitën bandës së trafikantëve nga vetë prindërit. Disa prindër të tjerë ua dhanë "hua" fëmijët e tyre kriminelëvë, duke marrë kështu një përqindje të parave që fitonin këta fëmijë. Organizatorët e kësaj bande kanë dëshmuar se një fëmijë që punon si hajdut xhepash në vendet perëndimore, fiton gati 1.000 euro në ditë.

Bullgaria kërkon antarësim në BE, por ka ende difiçte te thella në luftën kundër krimit të organizuar. Qeveria bullgare po përpiqet ta përmirësojë disi këtë imazh negativ. Përpara pak kohësh u vendos një ligj i ri për luftimin e trafikimit njerëzor. Hapa të tillë po ndërmerr edhe agjensia shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve, shpjegon drejtoresha e saj, Shirin Mestan:

"Ne po zhvillojmë bisedime me ministrinë e brendshme për të krijuar një ligj të ri, sipas të cilit ata fëmijë që kanë kryer krime jashtë shtetit, të mos lejohen për të dy vite rradhazi që të largohen nga vendi."

Ajo tregon se agjensia për mbrojtjen e fëmijëve ka fakte mbi 17 raste ku minorenë janë detyruar të kryejnë krime në Austri, Itali, Republikën Çeke dhe në Sllovaki.

Nga 100 fëmijët që janë viktima të bandës së trafikantëve bullgarë, policia ka mundur të gjejë 17. Ata do të kthehen së shpejti në Bullgari.

  • Data 03.06.2006
  • Autor Emilian Lilov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAw
  • Data 03.06.2006
  • Autor Emilian Lilov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAw