Traditë qindvjeçare e intervenimit shtetëror | Evropa | DW | 25.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Traditë qindvjeçare e intervenimit shtetëror

Konsultimet ekonomike gjermano-franceze


Marrëdhëniet ekonomike gjermano-franceze nuk shkuan edhe aq vaj muajt e fundit. Së paku kur ishte fjala për marrëdhëniet në nivel qeveritar. Shkak ishte që Parisi pengoi që pjesë të medha të koncernit të falimentuar industrial francez Alstrom t´i shiteshin konkurrentit gjerman Siemens. Nderkohe ministri gjerman i ekonomisë Wolfgang Klement dhe ministri francez i ekonomisë dhe financave Nicolas Sarkozy pergatisin konsultimet që do të mbahen neser në Berlin. Të shtunën që kaloi me datë 23 të dy ministrat u takuan papritur në shtepinë e Sarkozit në Paris. Sot ata takohen serish në Berlin.
Nqs vihet në pikëpyetje imazhi i grande nation, nqs vihen në lojë vendet e punës, atëherë në Francë shpejton politika, së paku kohët e fundit të krijohet kjo përshtypje. Kur koncerni industrial Alstrom ishte para konkursit, ministri i ekonomisë Nicolas Sarkozy e mbrojti personalisht para komisionit të BE-së planin shtetëror të shpetimit dhe ra dakord me Brukselin për një kompromis.
Në ceshtjen e koncerneve farmaceutike Sanofi dhe Aventis, Sarkozy ndermjetesoi në një marrëveshje të pranueshme ndermjet të dy sipermarrjeve. Dhe kur koncerni zviceran Nestle për shkak të bisedimeve të bllokuara me sindikaten kercenoi para pak kohe me shitjen e prodhuesit të ujit mineral Perrier, ishte perseri Sarkozy që intervenoi.
Në Gjermani krijohet shpejt pershtypja, se shteti i pangopur francez kontrollon jeten ekonomike, në rradhë të parë kur qeveria franceze si në rastin Sanofi-Aventis nuk e fsheh aspak qellimin, se do të krijojë kampione kombetare. Ndersa qeveria gjermane përpiqet të shmange pershtypjen, se kërkon të perzihet në vendimet e sipermarrjeve apo do t´i mbeshtese ata në mënyre aktive.
Por aq kollaj nuk bëhen gjerat, thekson eksperti i ekonomisë Elie Cohen, i institutit shteteror të kerkimeve shkencore, CNRS.

"Dallimi i madh eshte, se disa qeveri e konsiderojnë si turp të nderhyjnë në jeten ekonomike, ndersa të tjere me të drejtë janë krenarë për këtë. Në Francë e duan shtetin dhe bëjnë thirrje për intervenim të shtetit. Por meqë bota ka ndryshuar, kjo nuk shkon më kështu. Politikanët veprojnë në radhë të parë verbalisht, flasin shumë fjalë të mëdha dhe në fund të fundit kudo vendos tregu."

Cohen thotë se në Francë ekziston një traditë shekullore e drejtimit të ekonomisë nga shteti. Një traditë që nis që nga Jean-Baptist Colbert, ministër i financave i Ludwigut XIV, i cili e mbylli tregun kombetar dhe i vuri manifakturat nën kontrollin shteteror, gjë që arriti deri në shekullin e 20. Ndersa në Gjermani, sidomos pas luftës së 2. boterore kjo ide mori fund. Elie Cohen thotë.

"Pas 1945 gjermanet donin që shteti të distanzohej nga gjithçka, sepse ishin të traumatizuar nga dirigjimi i nacionalsocialisteve. Në Francë nga ana tjeter shteti u pa si organ qëndror për rindertimin e vendit. Ekonomia e planifikuar dhe renacionalizimi vleresoheshin pozitivisht. Por në 15 vitet e kaluara të dyja modeleve u është dashur t´u pershtaten realitetit. Gjermania dhe Franca u nënshtrohen sot rregullave të globalizimit ekonomik."

Me të vertetë sot komisioni i BE, zyra për mbikqyrjen e konkurrencës dhe gershetimi i fortë nderkombetar i ekonomisë franceze kufizojnë fushen e veprimit të qeverisë franceze. Shumica e sipermarrjeve janë privatizuar nderkohe, me përfundimin që gjysma e kapitalit të 40 koncerneve më të mëdha të vendit ndodhet sot në duar të të huajve.
Ka mjaft shembuj, ku Parisi u nënshtrohet rregullave nderkombetare të lojës. Kur koncerni model francez Pechiney një prodhues i aluminit dhe produkteve të paketimit, u muar para një viti nga sipermarrja kanadeze Alcan, qeveria nuk u perzie. Dhe persa i perket shpetimit të Alstom Elie Cohen thotë, se bëhet më pak fjalë për ruajtjen e sipermarrjes model të dikurshme, se sa më shumë për vendet e punës.

"Sikur Alstrom të kishte shkuar në konkurs, do të kishin humbur 100 000 vende pune. Këtu do të kishte nderhyre cdo qeveri, pavaresisht se në cilin vend. Në këtë rast kjo nuk kishte të bënte me ekonominë apo industrinë. Fjala ishte vetëm për paqen sociale."

  • Data 25.10.2004
  • Autor Sylvie Stephan
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG3
  • Data 25.10.2004
  • Autor Sylvie Stephan
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG3