″Tradhëti ndaj interesave të Ukrainës″ | Evropa | DW | 11.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Tradhëti ndaj interesave të Ukrainës"

Parlamenti i Ukrainës rrëzon qeverinë

Tubacione gazi prane Kievit

Tubacione gazi prane Kievit

Nga protesta kunder marrëveshjes së gazit me Rusinë parlamenti ukrainas ka vendosur të rrëzojë kabinetin. Deputetët votuan me 250 vota pro dhe 50 kunder për rrëzimin e kryeministrit Jurij Jechanurov dhe ministrave të tij. "Në Ukrainë ruhet pesha ndërmjet furnizimit me gaz dhe nevojës për gaz. Një shoqëri aksionare e zgjedhur nga Rusia jep gaz me çmim prej 95 dollarësh në kufirin ukrainas. Ky nuk është çmim i keq duke patur parasysh konjunkturën evropiane."
Kështu e justifikoi kryeministri Jurij Jechanurov të martën paradite marrëveshjen e re të gazit me Rusinë para parlamentit ukrainas. "Marrëveshja na jep frymëmarrje prej 5 vjetesh. Në këtë kohë mund të hapemi për alternativa të furnizimit me energji dhe të nisim më në fund kursimin e energjisë, që duhej bërë me kohë." shtoi ai
Por shumica e deputetëve në sallë ishin siç duket të një mendimi tjetër. 250 nga 405 deputetët votuan por kerkesen e bllokut të ish presidentes Julia Timoshenko, të cilin deputeti Bogdan Gubskij e formuloi keshtu.
"Marrëveshja me gaspromin është tradheti ndaj interesave të Ukrainës dhe popullit të saj. Sepse varet nga çmimi i gazit, nëse ndermarrjet ukrainase do të mbeten apo jo. Kjo do të thotë që miliona qytetarë do të jenë pa punë dhe rrogë. Ne këmbëngulim, që t´i heqim votebesimin qeverisë dhe të kerkojmë doreheqjen e saj. Së dyti kerkojmë që ta anullojë marrëveshjen me gazpromin dhe se treti të veme në punë një komision hetimor."
Presidenti Jushcenko ishte rrugës për në Kasakistan, ku ai do të takojë homologun e tij rus Vladimir Putin, kur në Kiev u rrëzua kabineti. Pas aterrimit ai u gjend para mikrofoneve dhe e quajti rrëzimin e qeverisë nga parlamenti "antikushtetues". Zëdhënësja e tij deklaroi në Kiev, se Jushcenko do ta shtrojë çeshtjen në gjykatën kushtetuese.
Pas rrëzimit sensacional të qeverisë në Kiev sundoi fillimisht hutim. Që prej 1 janarit është në fuqi një reformë kushtetuese, që do t´i pamundësojë presidentit Jushcenko, që të emerojë një kabinet të ri. Ministri i drejtësisë, gjithashtu i rrëzuar, foli për një kaos në drejtësi. Kryeministri Jehanurov mendon, se deri në zgjedhjet parlamentare në fund të marsit ai dhe kabineti i tij do të mbeten në pushtet. Në këtë mënyrë vota e mosbesimit të së martës mbetet pa efekt.

  • Data 11.01.2006
  • Autor Ruth Dickhoven
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCM
  • Data 11.01.2006
  • Autor Ruth Dickhoven
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCM