Toni ka ndryshuar interesat kanë mbetur | Studimi në Gjermani | DW | 17.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Toni ka ndryshuar interesat kanë mbetur

Shtypi gjerman i ka kushtuar rëndësi të madhe takimit të Angela Merkelit me Vladimir Putin në Moskë. Shumica e komentatorëve mendojnë se Merkel ka shënuar një kapitull të ri në marrëdhëniet me Rusinë

Angela Merkel në Moskë

Angela Merkel në Moskë

"Mitteldeutsche Zeitung" shkruan se Angela Merkel ka shënuar një hyrje respektuese në marrëdhëniet gjermano-ruse. Ndoshta distanca, të cilën ajo e shprehu në raport me Vladimir Putinin, do të jetë më frytëdhënëse se sa shoqëria e burrave e ngritur në mes Putinit dhe Shrëderit. Fakti që Merkel nuk respektoi rregullat e gjuhës në konfliktin e Çeçenisë dhe kërkoi më shumë liri për grupet e të drejtave të njeriut, do t'i sjellë asaj më shumë simpati në botën e jashtme dhe do t'i mundësojë ruajtjen e hapësirës së manovrimit politik. Por Merkel duhet të matet për të parë se sa do t'i përmbahet në të ardhmen kësaj politike. Dhe kjo nuk është edhe aq e thjeshtë sepse në marrëdhëniet me Rusinë mbi të gjitha dominojnë interesat ekonomike. Kapitenët e ekonomisë gjermane dëshirojnë të ecin sipas kursit që vendosin vetë.


Gazeta e Bonit "General-Anzeiger" shkruan se gjatë vizitës së saj në Moskë kancelarja gjermane ka cekur kufijtë e dhimbshëm. Grupet e të drejtave të njeriut, me të cilat Merkel ka biseduar, janë vlerësuar vetëm për qëllime politike. Merkel tani ka filluar të testojë proklamimet e saj për një politikë të re të jashtme, të shprehura gjatë fushatës zgjedhore, shkruan kjo gazetë.

Ndërkaq, sipas gazetës së Kölnit "Kölnische Rundschau", kancelarët gjermanë kanë përhapur me vite të tëra një tabu në Moskë. Se në asnjë mënyrë nuk duhet që në zemër të Rusisë të përmenden anët negative të pushtetit të Boris Jelcinit
dhe të Vladimir Putinit. Këtë tabu tani e rrëzoi një grua e guximshme. Me premierën e saj të parë në Kremlin Angela Merkel, e ka çuditur gjithë botën. Shefja e parë qeveritare gjermane nuk e mbylli gojën gjatë vizitës në Moskë. Për dallim prej saj, burrat e shtetit si Helmut Kohl, dhe Gerhard Shrëderi respektonin në mënyrë të detyrueshme ndjeshmërine sllave, duke demonstruar pafuqinë e tyre që vërtet edhe manifestohej.

"Berliner Morgen Post" shkruan se përkundër çdo lloj kontinuiteti të ndërsjelltë, përkundër çdo lloj partneriteti strategjik, në bisedat bilaterale të zhvilluara në Kremlin po vërehen edhe tone distancuese. Koha e mungesës së kritikës dhe e heshtjes
para opinionit publik ka marrë fund së bashku me lëvdatat e paarsyshme. kjo rezulton nga dita e takimit Putin - Merkel në Moskë.

Edhe sipas gazetes "Die Welt" e cila del në Berlin, toni ka ndryshuar, interesat kanë mbetur dhe nuk dihet se në cilin drejtim. Flitet në formë të formulave të rëndomta për gjendjen në botë dhe për punë të përbashkëta. Ndërmjet Merkel dhe Putinit nuk ka asnjë pikëpyetje. Të dyja palët i ka bashkuar potenciali i rrezikut që vjen nga Irani. Rusia në njërën anë furnizon Iranin me teknologji bërthamore, në anën tjetër ka frikë nga shndërrimi i fqinjit të saj jugor në fuqi atomike. Si të ecet përpara? Të dërgohet problemi në Këshillin e Sigurimit?A jane Putini dhe Merkel vërtet në këtë rast partnerë strategjik?

Ndërkaq, sipas gazetës së Würzburg-ut, "Die Tagespost": A nuk ishte e paralajmëruar se qeveria e re do të vazhdojë kontinuitetin në politikën e jashtme edhe në raport me SHBA-të? Pra këtu nuk ka ndryshime. Mirëpo, ditët e ardhshme janë testim i vështirë për Angela Merkelin.

  • Data 17.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrq
  • Data 17.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrq