Toni Bler, njeriu i mrekullueshëm, shkëlqen në kongresin e partisë laburiste | Bota | DW | 29.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Toni Bler, njeriu i mrekullueshëm, shkëlqen në kongresin e partisë laburiste

Kryeministri britanik Toni Bler në kongresin e laburistëve justifikoi politikën e tij ndaj Irakut. Ndonëse ai pranoi, se ka pasur informacione jo të sakta lidhur me armët e asgjësimit në masë përpara luftës, Bler theksoi, se nuk ka përse të këkrojë falje për rëzimin e Sadam Huseinit. Me këtë deklaratë ai korri duartrokitje pothuajse prej të gjithë të delegatëve në sallë.

Toni Bler duke mbajtur fjalim në Kongresin e laburistëve në Brajtën

Toni Bler duke mbajtur fjalim në Kongresin e laburistëve në Brajtën

Toni Bler, njeriu i jashtëzakonshëm, ia arriti sërish të bindë partinë laburiste, e cila i pat nxjerrë atij kartelën e verdhë. Lufta në Irak e ka dëmtuar imazhin e tij të suksesit dhe partia laburiste ndodhej në sprovë.

Shumë kundërshtarë të luftës shpresonin të dëgjonin shfajësimin e Blerit në kongresin e partisë në Brajtën. Një më fal me zë fare të ulët ekzsiton lidhur me fallsifikimin e raporteve të shërbimeve sekrete, por kryetari i partisë sërish e mbrojti vendimin për luftën duke qenë mëse i bindur për këtë. Ndaj ai nuk do ta pranojë kurrë dështimin.

Toni Bler dëshiron një demokraci të qëndrueshme në Irak, një vend që deri më sot kishte vetëm alternativën mes një diktature ose sulmeve luftarake. Të kërkosh një botë më të mirë është një pozicionim i arësyeshëm politik. Por britanikët po shohin vetëm pamje të përgjakshme prej sulmeve terroriste dhe pengje, të cilëve u pritet koka.

Ndërsa në vend të kundërshtarëve të luftës përpara qendrës së kongresit në Brajtën demonstruan simpatizantët tradicionalë të gjuetisë së dhelprave. Një votë e qartë për politikën e brendëshme kjo, gjë që është e mëritzshzme për burrin e shtetit, Toni Bler. Laburistët e rinj përpara shtatë vjetësh premtuan më shumë drejtësi, por qëkurse Bler është në post është thelluar edhe më shumë hendeku mes të varfërve dhe të pasurve.

Shoqëria e dy klasave nis që në shkollë: kush ka para shkon në shkollë private, pjesa tjetër përpiqet të mësojë shkrim e këndim nëpër shkolla publike. Britania e madhe mund të jetë krenare për kuotën më të ulët të papunësisë qysh prej 30 vjetësh. Nga ana tjetër laburistëve të rinj duhet t´i vijë turp për sistemin e rënuar të shëndetësisë.

Toni Bler ka të drejtë, nëse synon që nëpërmjet një legjislature të tretë si kryeministër të kujdeset për më shumë drejtësi. Për premtimet e tij sociale do të mirëpritet me entuziazëm fjalimi i tij parimor. Por plani dhjetëpikësh duhet të verifikohet më me kujdes se raporti i shërbimeve sekrete për armët e asgjëismit në masë prej antarëve të partisë. Secili në Britaninë e Madhe duhet të marrë shancin e tij, u shpreh Toni Bler në kongresin e partisë në Brajtën. Nëse ai vetë do të ketë një shanc të ri kjo do të vendoset prej elektoratit në pranverë.

  • Data 29.09.2004
  • Autor Nils Kinkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSC
  • Data 29.09.2004
  • Autor Nils Kinkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSC
Reklamë