Tone me mirësjellje por pa rezultate | Bota | DW | 21.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tone me mirësjellje por pa rezultate

Edhe bisedimet ndërmjet zyrtarëve iranianë dhe atyre rusë në Moskë, përfunduan pa asnjë rezultat. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana u shpreh, se në këto bisedime nuk u bë ndonjë përparim

Ministrat e jashtëm iranian dhe belg, Manuchehr Mottaki dhe Karel De Gucht.

Ministrat e jashtëm iranian dhe belg, Manuchehr Mottaki dhe Karel De Gucht.

Evropa e pati të vështirë me mysafirin nga Teherani: mimika ishte miqësore, toni plot mirësjellje por Manuher Motaki kishte sjellë pak të reja në Teherani në Bruksel. Bisedimet paralele në Moskë mbi pasurimin e uranit në territorin rus janë shtyrë pa ndonjë rezultat konkret. Motaki sqaron se pala iraniane është e gatshme për negociata të tjera megjithatë ai përmend kushte për një bashkëpunim me Rusinë:

"Ne e kemi përmendur që nga pikëpamja jonë janë dy elemente vendimtare: zgjatja e pasurimit të uranit në Rusi dhe vendi. Kohëzgjatja përshembull duhet të jetë mundësisht sa më e shkurtër", tha Motaki.

Pasurimi i uranit duhet pra, nëse në Rusi atëherë së pari mundësisht të bëhet në afërsi me kufirin iranian dhe së dyti për një kohë të caktuar. Kusht i tretë që Irani të pranoj këtë është bashkësia ndërkombëtare ta lejoj atë që edhe më tej të bëj pasurimin e uranit për qëllime hulumtuese dhe pikërisht këtë nuk e pranon bashkësia ndërkombëtare.

Andaj kryetari i Komisionit të jashtëm në Parlamentin Evropian, kristdemokrati Elmar Brok pas takimit me Motakin nuk mundi të përmend ndonjë përparim pas takimit me Motakin:

"Besoj se është e nevojshme që të rritet presioni në Moskë. Nëse nuk pranohet propozimi i rusëve që për një kohë të caktuar pasurimi i uranit të bëhet vetëm në Rusi por me pjesëmarrjen iraniane dhe në këtë mënyrë të krijohet besimi atëherë jam i sigurt që nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se kalimit të çështjes në Kombet e Bashkuara", tha Brok.

Besimi nuk është rrugë njëkahshe, thekson nga ana tjetër shefi i diplomacisë iraniane. Dhe ai përsërit qëndrimin e qeverisë iraniane: Teherani i është përmbajtur të gjitha marrëveshjeve, është perëndimi ai që thyen premtimet e dhëna. Gjermania ka premtuar disa herë por nuk ka ndihmuar në ngritjen e një centrali atomik. Dhe shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Mohamed el Baradej ka shfaqur dyshimet e tij në qëllimet paqësore të programit bërthamor iranian nëpër intervista të gazetave por jo në bisedimet e drejtpërdrejta. Motaki nënvizoi sërish se Irani ka të drejtë të prodhoj energji bërthamore: vendi i tij ka nevojë për energji elektrike - nafta dhe rezervat e gazit i takojnë edhe gjeneratave të ardhshme.

Ministri i jashtëm iranian ju drejtua pandërprerë deputetëve evropian me "të dashur miq". Një strategji që nuk hahet aq lehtë dhe në këtë mënyrë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian mbeten paksa të çorientuar në fund të vizitës.

  • Data 21.02.2006
  • Autor Peter Heilbrunner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMM
  • Data 21.02.2006
  • Autor Peter Heilbrunner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMM
Reklamë