Ton i ashpër nga Arabia Saudite | Bota | DW | 18.12.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ton i ashpër nga Arabia Saudite

Familja sundimtare në Arabinë Saudite merr masa paraprake, për rastin nëse distanca ndaj Amerikës rritet.

Toni midis Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara po bëhet më i ashpër. Si pasojë e dy rezolutave të senatit amerikan, Riadi tani ka hedhur poshtë ndërhyrjen në "punët e brendshme" - sikur një luftë ose vrasja e një disidenti në një shtet të tretë të ishte një "çështje e brendshme". Prej dekadash, Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite i lidh një aleancë e drejtuar nga interesat. Arabia Saudite varet në shumë gjëra nga Uashingtoni, qofshin blerje armësh, qoftë edhe programi atomik. Baza e përbashkët bëhet më e ngushtë. Distanca tek të dyja palët po shtohet.

Kështu, Arabia Saudite nuk e mbështeti në Kombet e Bashkuara një kërkesë amerikane, për t'i dënuar Hamasët si grup terrorist; veç kësaj, Arabia Saudite bashkëpunon me Rusinë jo vetëm për politikën e naftës. Familja sunduese merr masa paraprake për rastin, nëse distanca me Amerikën shtohet më tej. Kështu udhëheqja përfytyron një aleancë ushtarake arabe nën drejtimin saudit. Lufta në Jemen luan në këtë kuadër rolin e një testi.

 

Reklamë