Tirana përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri - BE | Ballkani | DW | 07.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tirana përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri - BE

Ratifikimi dje, nga Parlameti Europian i Marrveshjes së Stabilizim – Asocimit mes Shqiperise dhe BE, është përshëndetur nga autoritetet politike të Tiranës, si hapi i parë drejt anëtarësimit të vendit në BE

default

Kjo marrëveshje vlerësohet prej autoriteteve të Tiranës si hapi i parë drejt afrimit gradual të Shqipërisë me vlerat dhe standartet europiane përmes mbështetjes financiare dhe politike të BE

Kryetarja e Parlamentit të Shqiperisë, Jozefina Topalli e vlerëson marrveshjen e saporatifikuar si një fillim përpjekjesh dhe sfidash të reja që presin klasën politike dhe gjithë shoqërinë e Shqipërisë. „Sfida fillon tani. Kjo do të thotë më shumë përgjegjësi nga klasa politike, për synimin madhor, anëtarësimin në BE. Parlamenti ka tanimë një axhendë të ngjeshur për përafrimin e legjislacionit me atë të vendeve të BE. Reformat janë udhërrëfyese ne gjithë procesin e arritjes së standarteve europiane,“ theksoi ajo.

Reformat jane fjala kyç që do të shtyjë përpara procesin për të merituar ratifikimin e MSA edhe nga 25 Parlamentet e vendeve anëtare të BE.

Kryetari i PS dhe opozitës së majtë në Shqipëri, Edi Rama , duke përmendur përfitimet që sjell me vehte. MSA vë në dukje se ato nuk mund të vijnë as vetvetiu as nuk mund të jepen gratis. „Jemi të vetëdijshëm se kjo marrëveshje do të lehtësojë jetën e çdo shqiptari nëse do të përdoret si instrument për reformat që modernizojnë vendin, tregun dhe raportet e komunikimit me shoqërinë, “ tha Rama.

Shefi i opozitës në Shqipëri i interpretoi kërkesat e Parlamentit Europian edhe nën driten e luftës politike me maxhorancën e djathtë dhe qeverinë. „Parlamenti Europian kërkon nga qeveria rezultate të prekshme në reformat. Kjo do të thotë se reformat janë më tepër demagogji sesa instrumenta pbr të arritur rezultate konkrete,“ theksoi Rama.

Ratifikimi i MSA dje nga Parlamenti Europian u ka rikujtuar gjithashtu aktorëve politikë të Tiranës se në krye të reformave vazhdon të mbetet reformimi i kodit elektoral per të kryer në bazë të tij, zgjedhjet lokale. Nga këto zgjedhje BE pret që Shqipëria të dëshmojë se është bërë më në fund e aftë të kryejë një proces zgjedhor sipas standarteve ndërkombëtare.

Por jo më pak të rëndësishme janë për Brukselin edhe shmangja e kulturës politike konfliktuale, lufta kundër korrupsionit, trafiqeve ilegale dhe garantimi i lirisë së mediave në Shqipëri.

  • Data 07.09.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcq
  • Data 07.09.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcq
Reklamë