Tiranë: Shpërthim në makinën e një deputeti të opozitës | Ballkani | DW | 10.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë: Shpërthim në makinën e një deputeti të opozitës

Të hënën në mbrëmje, në mes të Tiranës ka ndodhur një shpërthim tritoli në afërsi të gazetës së opozitës Zëri i Popullit. Viktima në njerëz nuk ka

Tirana

Tirana

Dje, të hënën më 9 prill ka ndodhur në qëndër të Tiranës një shpërthim i fuqishëm, ku në shënjestër ishte automjeti i një deputeti të opozitës, Erjon Braçe, që drejton dhe gazetën e PS, Zëri i Popullit. Automjeti tip Benz 240 u shkatërrua në pjesën më të madhe, ndërkohë që janë dëmtuar dhe disa makina të parkuara aty praën. Nuk ka patur njerëz të lënduar. Per pak minuta në vendngjarje kanë ardhur forca të shumta të policisë dhe agjentë të antikrimit, të cilët kanë isur hetimet për të gjetur autorët dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor qe po merret me çështjen thanë se në pjesën e parme të automjetit një sasi prej 35 gram lëndë tritol. Kryeredaktori i Zëri të Popullit, Erjon Braçe, i cili ndodhej në zyrën e tij në momentin e shpërthimit tha se shteti duhet të gjente sa më parë autorët. Ai deklaroi se në shënjestër ishte gazeta e opozitës dhe se brenda një kohe të shkurtër kjo ishte goditja e dytë ndaj opozitës. "Eshtë shpejt për të akuzuar dhe kam besim tek puna e policisë së shtetit për zbardhjen e asaj që ka ndodhur", tha Brace.

Deri në orët e vona të natës në vendin e shpërthimit ishin dhe zyrtarët më të lartë të policisë si dhe një grup deputetësh të PS. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta kur ishte mbyllur Kongresi i 9-të i PS, një kongres që u përshkrua nga debate dhe replika të shumta mes dy grupimeve rivale në lidershipin e selisë rozë, mes atyre që njihen si mbështetës të kryetarit aktual, Edi Rama dhe grupit që mbështet ish kryetarin e dorëhequr Fatos Nano. Kongresi duket se i ka thelluar edhe më shumë ndarjet mes palëve, që kundërshtojnë disa qëndrime për reformimin radikal te strukturave drejtuese të PS-së , si dhe nëse është e nevojshme ose jo provokimi i zgjedhjeve të parakohshme. Një grup drejtuesish të partisë, mes tyre Ben Blushi e Gramoz Ruci nuk arriten të afronin qëndrimet ekstreme mes rivalëve, të cilat do të rishfaqen edhe më të ndezura gjatë muajit tjetër kur nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë dhe do te merret vendimi përfundimtar për çështjen e presidentit.

Një nga kandidaturat e mundshme për postin e kreut të shtetit është dhe ish kryetari i PS-së, Fatos Nano. Nga qëndrimet që u mbajtën nga grupi që mbështet kryetarin actual Edi Rama gjatë kongresit të ditës së hënë u duk qartë se ata janë kundër kësaj kandidature, ashtu sikundër "jo"-në e kanë shprehur dhe disa përfaqësues të partive aleate me PS-në.

  • Data 10.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWk
  • Data 10.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWk
Reklamë