1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ballkan: Takimi i parë rajonal i mësuesve të gjermanishtes

6 Tetor 2017

Në Tiranë zhvillohet Konferenca e parë e përbashkët e mësuesve të gjermanishtes nga vendet e Ballkanit Perëndimor

https://p.dw.com/p/2lOFT
Albanien Deutschlehrer Konferenz in Tirana
Fotografi: DW/P. Pani

Virtualisht ata e njohin njëri-tjetrin dhe disa syresh edhe janë takuar në ndonjë konferencë në Gjermani, por për herë të parë takohen fizikisht. Mësues të gjermanishtes nga Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë mbledhur në Tiranë në Konferencën e Parë rajonale të Gjermanishtes nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schütz shprehu në fjalën e saj përshëndetëse gëzimin, që ky takim mbahet në Tiranë. Ajo theksoi se tani Gjermania ka në Ballkan dhe botë gjithnjë e më shumë miq që mësojnë gjuhën gjermane.

Albanien Deutschlehrer Konferenz in Tirana
Fotografi: DW/P. Pani

Sulochana Giesler, drejtuese e sektorit të kurseve të gjermanishtes pranë Institutit Goethe në Athinë, tha se planifikohet që kjo nismë e re e konferencës rajonale që nisi në Tiranë do të vazhdojë në vendet e tjera të rajonit.

Qëllimi i këtij aktiviteti që është organizuar në formën e work-shopeve me tema të ndryshme që lidhen me mësimdhënien e gjuhës gjermane, është që të rritet cilësia e mësimit, të krijohen sinergji, të bëhen të njohura prirje të reja për mësimin e gjuhës gjermane si dhe natyrisht të krijohen lidhje dhe rrjete mes mësuesve dhe shoqatave të mësusve të gjermanishtes në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe një panel diskutimi për shanset dhe sfidat e lëvizjeve migratore prej të cilave venet e Ballkanit janë mjaft të prekura.