Tiranë: Autoritetet po ndërhyjnë për uljen e tarifave në telefoninë celulare | Ekonomia | DW | 21.06.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ekonomia

Tiranë: Autoritetet po ndërhyjnë për uljen e tarifave në telefoninë celulare

Shqipëria është aktualisht vendi me tarifat më të larta në shërbimin e telefonisë celulare. Nga zbatimi i një metodologjie nga Enteti Rregullator i Telekomunikacioneve në Tiranë pritet ulja e tarifave më 2008.

default

Abuzimet në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri janë denoncuar disa herë nga aktivistët e shoqatave të konsumatorit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por dhe nga vëzhgimet e institucioneve të rëndësishme ndërkomëbtare si Banka Botërore. Përballë tarifave të larta që rëndojnë në xhepat e konsumatorëve shqiptarë Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, ERT, ka vendosur të ndërhyjë për të mos lejuar abuzimet në treg. Ilir Shehu, drejtues i ERT, shprehet se nga hartimi i një mëtodologjie për monitorimin e tregut, si dhe ndëshkimin ligjor të operatorëve që abuzojnë më cmimet pritet që brenda vitit cmimet të bien në afër 20 përqind. Kjo sipas Shehut do të jetë efekti në fazën ë parë të këtij procesi. Për faëzn e dytë që do të zbatohet në vitin e ardhshëm do të ketë po një efekt tjetër ulës me 20 përqind.

Vec kësaj ekspertët e ekonomisë presin që ulja e cmimeve në treg të bëhet dhe nga vetë konkurenca e operatorëve. Nga dy operatorë të telefonisë celulare që ka patur për disa vjet Shqipëria, muajt e fundit është futur dhe një kompani e tretë, Eagle Mobile, e cila ka premtuar që deri në fund të vitit të ofrojë për konsumatorët cmime deri 50 përqind më të ulta se ato që ofrohen aktualisht. Ilir Shehu drejtues i Entit Rregullator të Telekomunikacioneve thotë se brenda 2008-s do të përgatitet i gjithë dokumentacioni që do të hapë tenderin legal për hyrjen dhe të një operatori të katërt, cfarë do të përcillet me efekt konkret në uljen e cmimeve të telefonisë mobile në Shqipëri.

  • Data 21.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ENzC
  • Data 21.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ENzC