1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

T´ia heqësh shoqërisë maskën nga fytyra

Baha Güngër, Tuncay Yildirim21 Tetor 2005

Libri i Günter Wallraff-it "Krejt poshtë" doli nga shtypi para 20 vjetësh

https://p.dw.com/p/Ar2W

20 vjet kanë kaluar që kur shkrimtari Günter Wallraff, bëri bujë me librin e tij "Fare poshtë", në të cilin rrëfente historinë e turkut Ali. Dhe Ali Levent nuk ishte më pak se Wallraff-i personalisht, i cili dy vjet rresht ia doli të punojë i veshur si punëtor turk.
Shkrimtari Günter Wallraff ka thënë një herë, se me librin e tij "krejt poshtë" të publikuar para 20 vjetësh ka vënë vetë një maskë dhe i ka hequr shoqërisë maskën nga fytyra. Po përse e mbante kjo shoqëri maskën? Cfarë fshihej pas maskës? Këtyre pyetjeve i përgjigjet Wallraff në librin "Ganz Unten", "Fare poshtë". Kur ai e shkroi atë që jetoi si punëtori i huaj turk Ali Levent, rreqethi shoqërinë gjermane. Ishte hera e parë që gjermanët morën vesh, që burrat me flokë të zez, me lekurë të zeshkët, me mjeke nga Anadolli janë vetëm njerëz.
Që prej daljes së bestsellerit të Wallraffit që shkaktoi bujë kanë kaluar 20 vjet. Vite, në të cilat urrejtja ndaj të huajve, racizmi dhe diskriminimi, u ngulitën gjithnjë e më shumë në kokat e njerëzve. Dhe Günter Wallraff nuk është i kënaqur me pikën se ku ka mbërritur shoqëria gjermane.
"Mendoj, se nga ky libër u shkaktua një shok. Dhe me përhapjen e madhe në shtresat e popullsisë, të cilat zakonisht nuk i frekuentojnë libraritë, ky qe atëherë libri i blerë më së shumti në kohën e pasluftës dhe ai ka ngritur ura, ka shkaktuar mirëkuptim, biles ka vrarë në një farë mënyre ndergjegjet. Dhe ka arritur edhe një ndryshim në gjuhë. Deri në atë moment ishte folur për punë të zezë, kur ishte fjala për marrëdhënie të tilla ilegale pune dhe në këtë mënyrë vitktimat jo vetëm diskriminoheshin, por edhe kriminalizoheshin. Që prej atij momenti flitej gjithnjë e më shumë për tregti moderne skllevërish dhe njerëzve u vinte keq për të prekurit. Dhe ata që përfitonin, tregtarët e skllevërve, tek ata u drejtuan më shumë shikimet. Unë mora mijera letra nga të prekurit nga migrantët e punës që jetojnë këtu, të cilët më njoftuan pastaj se tani hyjnë më shumë në bisedë edhe me fqinjët gjermanë, kolegët, që atyre u drejtohen, që flasin më hapur për këtë situatë, kështu që mendoj, se ajo shkaktoi në mbarë shoqërinë një zbutje të largimit. Në përgjithësi duhet thënë se për shkak të globalizimit dhe shkurtimit të shumë sherbimeve sociale gjendja tani është keqësuar në mbarë botën. Por duhet përmendur, se në vend të punëtorëve turq kanë ardhur të ashtuquajtur punëtorë të lindjes, rumunë, polakë, rusë, gjermanolindore, të cilët janë të papunë afatgjatë. Dhe kur ne si punëtorë turq merrnim 6 deri 8 marka në orë, disa e bëjnë sot për 2 euro."
Kështu Wallraff mendon se Gjermania në këto 20 vjet deri tani nuk ka arritur, që të zgjidhë çështjen e emigracionit dhe të integracionit. Shoqëria gjermane", mendon ai, duhet të çlirohet nga paragjykimet.
"Kam frikë, se shumica në shoqërinë gjermane nuk janë akoma të vetëdijshëm, se kanë më shumë përfitime nga emigrimi, se përmes tij ata mbijetojnë. Edhe më konservatorët duhet ta kuptonin gradualisht, që kjo shoqëri është e destinuar të vdesë, sepse është antifëmijë dhe e paaftë të pranojë, i duket vetja diçka më e mirë dhe përderisa të jetë kështu, kjo shoqëri mbetet në vend, është si e paralizuar, është në zbritje."

Por jo vetëm në Gjermani libri "Krejt poshtë" ishte hit. Edhe në Turqi është diskutuar shumë për këtë liber se si të thuash deri sot "Krejt poshtë" është një liber i kërkuar, kur është fjala për probleme të punës dhe të migracionit. Gazetari Asim Gürsoy kujton shokun, që shkaktoi para dy dhjetëvjeçaresh libri "Krejt Poshtë".

"Kur u botua libri i Günter Wallraff, ra si rrufe. Më kujtohet fare mirë. Ai nxori në dritë situatën e migrantëve sidomos të migrantëve turq. Deri në atë moment gjermanët nuk dinin gjë për problemet e migrantëve. Kur Wallraff botoi eksperiencat që kishte bërë si gjoja "turk", dolën në pah edhe problemet që duhet të duronin punëtorët zeshkanë turq. Deri sot ky libër nuk është harruar. Libri "Fare poshtë" mbetet gjithnjë aktual, dhe ndriçon historinë e emigracionit. Duhet të ribotohet sërish dhe ta lexojnë të rinjtë turq dhe gjermanë."
Ali Balaban, i cili drejton një restorant në Këln, mendon, se në vitet e fundit ka patur vetëm ndryshime të jashtme.
"Që ka vetëm ndryshime në dukje, kjo ka edhe anët e mira, sepse turqit janë një popull, që sa më shumë goditje të marrin aq më shumë shumë u nxitet ambicja për veprim. Për këtë arsye vitet e fundit është rritur kaq shumë numri i sipërmarrësve turq dhe kjo është një dëshmi për faktin, që ne nuk jemi krejt poshtë."

Edhe ëznur ëzcan-it, një studente e re, që jeton në Gjermani, i ka bërë përshtypje libri "Krejt Poshtë.
"Edhe unë e kam lexuar librin "Krejt Poshtë". Eshtë libër shumë interesant. Problemet, që kishin para 20 vjetësh, janë paraqitur mjaft mirë. Të pezmaton dhe të bën të mendosh në të njëjtën kohë. Njerëzit duhet ta lexojnë përsëri librin dhe të mendojnë. Kur vret mendjen, në se i kemi si gjithnjë të njëjtat probleme, në se gjermanët i shohin turqit fare poshtë, atëherë shfaqen të njëjtat pyetje. Por nuk të dhëmb aq shumë si para 20 vjeetësh."
Cështja në se Wallraff alias Ali do t´i kishte sot të njëjtat probleme, është e diskutueshme, por që disa vështirësi vazhdojnë të ekzistojnë ende, është e qartë. Përndryshe libri "Krejt poshtë" nuk do të bënte bujë edhe sot pas 20 vjetesh.