Thomas Greenfield: Vlerësim Tiranës për krizën në Ukrainë | Ballkani | DW | 07.11.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Thomas Greenfield: Vlerësim Tiranës për krizën në Ukrainë

Linda Thomas - Greenfield, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, (OKB) vizitoi të hënën, (07.11) Shqipërinë për të vazhduar më pas në Poloni.

Në njoftimin zyrtar të Zyrës së Shtypit dhe Diplomacisë Publike të Misionit të SHBA në OKB bëhet me dije se "qëllimi i vizitës së saj në këto dy vende është të përsërisë mbështetjen e palëkundur të SHBA për këta dy aleatë të vendosur, që po punojnë me SHBA për t'iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës dhe diskutuar gjithashtu sesi mund të forcohet bashkëpunimi me SHBA lidhur me prioritete të tjera të përbashkëta, përfshirë forcimin e energjisë, sigurisë ushqimore, forcimin e aleancës transatlantike dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për mizoritë.” Ambasadorja Thomas - Greenfield u takua të hënën në Tiranë me autoritet e larta të vendit. Vendin kryesor në takimet me presidentin Begaj, Kryeministrin Rama dhe Ministren e Jashtme, Xhaçka e zuri vlerësimi i SHBA për bashkëpunimin me Shqipërinë. Vizita e saj në Shqipëri përkon në kohë me festimet për 100 vjetorin e vendosjes së marrdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

 SHBA angazhim për sigurinë kibernetike në Shqipëri

 Në takimet me autoritetet e larta të Shqipërisë ambasadorja Thomas - Greenfield përsëriti angazhimin e SHBA për mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë në fushën kibernetike. Lidhur me këtë çështje Presidenti Begaj vlerësoi ndihmën e dhënë nga SHBA për "kapërcimin e pasojave nga sulmet kibernetike prej aktorëve të lidhur me agjensi shtetëore iraniane”. "Bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm sidomos në fushat me ndjeshmëri të lartë si mbrojtja, siguria kibernetike, infrastruktura, tregëtia dhe drejtësia” citon zyra e shtypit e Presidencën , të ketë thënë presidenti Begaj në takimin me ambasadoren Thomas-Greenfield.

 Ndajmë vlera të njëjta

Në takimin me kryeministrin Rama , Ambasadorja Thomas-Greenfield vlerësoi qëndrimet e njëjta të dy vendeve për çështje të rëndësishme aktuale. "Kemi qenë në të njëjtin mendim në Këshillin e Sigurimit. Zëri I Shqipërsë në këtë Këshill ka qënë tejet i fortë, i repektuar dhe kemi ndarë të njëjtën mendësi. Sjell një mesazh të fortë mbështetjeje ndaj Shqiërisë nga populli amerikan," citohet të ketë thënë Ambasadorja ThomasGreenfield në takimin me kryeministrin Rama. Gratë po çojnë përpara proceset e paqes. Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme Ambasadorja Thomas - Greenfield mori pjesë në takimin „Gratë, Paqja dhe Siguria”, pjesë e axhendës së Kombeve të Bashkuara për këtë çështje. Ajo pëmendi Etiopinë e Afganistanin ku „konfliktet e armatosura kanë sjellë dhunë, presion dhe përdhunime ndaj grave dhe vajzave" ka vënë ajo në dukje. „Gratë po çmontojnë status-quo-në dhe po çojnë para proceset e paqes. Ne, të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të promovuar lidershipin e grave, në komunitetet tona, në vendet tona dhe në skenën botërore. Jemi të gatshëm të punojmë me Shqipërinë, partnerin tonë të fortë në Këshillin e Sigurimit, për të çuar përpara pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave në vendimmarrjen për paqen dhe sigurinë", citohet të ketë thënë ambaadorja Thomas Greenfield në fjalën e saj në këtë takim. Lidhur me situatën në Ukrainë ajo theksoi se "tmerret e forcave ruse kundër vajzave dhe grave janë të evidentata nga OKB: ka qindra raste përdhunimi. "Mos u gaboni, kjo është strategji ushtarake, forcat ruse po përdorin këtë armë si mjet lufte. Do ketë llogaridhënie”, ka paralajmëruar ajo. Pas vizitës zyrtare në Shqipëri, Ambasadorja e SHBA , Linda Thomas Grenfield do të shkojë në Poloni ku do të qëndrojë deri të mërkurën, (9.11).