Thjeshtim por jo dështim i reformës | Bota | DW | 14.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Thjeshtim por jo dështim i reformës

Megjithë shkurtimet ndaj projektreformës së Kofi Ananit, ekziston konsensus për deklaratën përfundimtare të samitit të OKB-së në Nju Jork

Kofi Anan

Kofi Anan

Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara ranë dakord të nxirrnin një deklaratë përfundimtare, para fillimit të samitit për reformën. Projektreforma e paraqitur nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan u ndryshua dhe shkurtua në shumë rubrika. Shumë diplomatë dhe organizata joqeveritare ankohen se reforma po banalizohet. Me siguri që nuk u arrit ai sukses që kishin pritur shumë vetë. Kështu nga propozimet e Ananit kanë mbetur: I ashtuquajturi komisioni për paqen dhe Këshilli për të drejtat e njeriut, i cili do të zëvendësojë komisionin për të drejtat e njeriut, i cili gati nuk funksionon. Do të publikohet madje një deklaratë për objektivat e mijëvjeçarit të ri, megjithëse nuk përmenden kuota të caktuata për rritjen e ndihmës për zhvillimin. Është e vërtetë - të gjitha këto janë hapa më të vegjël, se sa kishte planifikuar Kofi Anan. Por po të kihen parasysh ndryshimet drastike që kërkuan SHBA dhe kundërshtimet nga ana e shteteve të tjera, mund të pohohet se deklarata përfundimtare është një hap pozitiv. Me gjithë zhgënjimin, i cili e ka burimin tek shpresat e mëdha që sillte reforma, nuk duhet të harrojmë atë që eshtë fakt, se përkrahësit e idesë për një OKB më të fuqishme në fund të fundit kanë dalë të fituar. Si gjithmonë në biografinë e Kombeve të Bashkuara gjërat ecin ngadalë, por të sigurta në drejtimin e duhur.

Thënë ndryshe: U tregua se egoizmi kombëtar të fut në rrugë pa krye. Qeveria në Uashington do të kishte pasur mjaft dëshirë t'a shkurtonte deklaratën përfundimtare vetëm në tre faqe, që mund të lexoheshin si një pasqyrë e politikës së jashtme amerikane. Prioriteti themelor: Lufta kundër terrorizmit. Megjithëse ambasadori amerikan, Xhon Bolton luftoi deri në minutën e fundit, ai nuk ja doli të mishëronte në deklaratën përfundimtare opionionet amerikane. Shtete të tjera, ndër to edhe Gjermania ëndërruan për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Por negociatat për reformën e instancës më të lartë të OKB-së janë shtyrë për në dhjetor dhe është e pasigurtë nëse do të arrihet në një konsensus.

Nga ana tjetër duhet pohuar se ka patur edhe dështime. Në deklaratën përfundimtare nuk përmenden procesi i çarmatimit bërthamor dhe ndalimi i përhapjes së mëtejshme të armëve atomike. Gjithashtu jashtë deklaratës është lënë edhe Gjykata Ndërkombëtare, gur ky themelor i së drejtës ndërkombëtare, për të cilin Kombet e Bashkuara mund të jenë krenarë me plot të drejtë.

Por në fund të fundit nuk do të jetë aq e rëndësishme se çfarë formulimesh do të gjejnë politikanët dhe diplomatët në Nju Jork, por se çfarë do të ndodh në realitet. Shembulli më i mirë. Objektivat e mijëvjeçarit. Rritja e ndihmës për zhvillimin. Nuk është e mjaftueshme rritja e shumave të parave, por këto para duhet të shkojnë në vendin e duhur. Për këtë duhet që edhe vendet në zhvillim të japin kontributin e tyre, në mënyrë që ndihmat të mos humbasin në xhepat e të tjerëve. Për këtë arsye deklarata të zbukuruara nga ana retorike nuk janë aq të rëndësishme krahasuar me atë çfarë ndodh në realitet.

  • Data 14.09.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO3
  • Data 14.09.2005
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO3
Reklamë