Thirrje për hetim të pavarur | Evropa | DW | 01.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Thirrje për hetim të pavarur

Gjykata britanike dënoi pesë persona me burgim të përjetshëm për organizimin e komploteve me bomba

Gjatë hetimeve kundër terrorizmit në Londër

Gjatë hetimeve kundër terrorizmit në Londër

Pas dënimit të djeshëm për komplot sulmesh terroriste, në Britani të Madhe po shtohen thirrjet për një hetim të pavarur mbi operacionit e survejimit të shërbimeve sekrete.

Operacioni i suksesshëm pengoi sulmin, që sipas policisë do të kishte marrë qindra jetera. Por zbulimi se gjatë survejimit, të dënuarit kishin patur kontakte me dy nga sulmuesit e tjerë një vit pas fillimit të këtij survejimi, bënë që dënimi i djeshëm të përcillet me pyetjet nëse ka qenë e mundur që sulmi i 7 korrikut të vitit 2005 të pengohet".

Pesë persona u dënuan dje me burgim të përjetshëm gjatë procesit më të gjatë gjyqësor të zhvilluar mbi terrorizëm. Më i madhi në moshë ndër ta është 32 vjeçar.

Vetë masat e hetimit që sollën deri te procesi për terrorizëm datojnë qysh në vitin 2003. Shërbimet sekrete britanike filluan të hetojnë udhëheqësin e grupit Omar Khyam në mars të vitit 2003. Në shkurt të vitit 2004, shërbimet sekrete regjistruan bisedën mes tij dhe dy të tjerëve që u dënuan dje, bisedë në të cilën ata diskutonin për prodhimin e bombës.

Kjo u pasua nga operacioni më i madh i survejimit të shërbimeve sekrete britanike. Gjatë survejimit u mësua se ndër objektet e diskutuara për goditje, ishte goditja gjatë orëve të punës e një qendre tregtare, goditja e një ndër klubeve më të njohura të natës në Londër, si dhe godina e Parlamentit britanik. Një objekt tjetër ishte furnizuesi elektrik, siç u regjistrua në incizimin gjatë survejimit të tyre. Arrestimi i parë u bë më 30 mars të vitit 2004. Gjatë arrestimeve të komplotistëve të tjerë, policia tha se mësoi së dy nga ta kishin kontakte me liderët senior të Al-Kaidës.

“Nuk ka dyshim se gjurmi con deri te Al-Kaida”, tha kreu i policisë antiterroriste Piter Klark.

Operacioni që solli deri te dënimi i djeshëm konsiderohet sukses i madh në pengimin e sulmeve terroriste. Por ky sekses po bie nën hijen e sulmeve të 7 korrikut të vitit 2005. Siç u bë e ditur tani, dy nga sulmuesit e 7 korrikut kishin pasur kontakte me disa nga të dënuarit e djeshëm. 52 veta humbën jetën gjatë këtij sulmi. Shërbimet sekrete kishin regjistruar Muhamed Sadik Kanin dhe Shehzad Tanvir gjatë operacionit në fjalë, por në atë kohë ata konsideroheshin si mashtrues financiarë dhe pas një kohë kishin dalë nga rrjeti i survejimit.

Liderët opozitarë dhe përfaqësuesit e familjeve të viktimave të 7 korrikut janë duke kërkuar tani hetim të pavarur mbi operacionit e survejimit për të parë nëse edhe ky sulm qenë e mundur të pengohet. Por qeveria deri tani ka përjashtuar një mundësi të hetimit, duke konsideruar se një hetim publik do të largonte vëmendjen e policisë dhe shërbimeve sekrete nga çështjet më urgjente.

  • Data 01.05.2007
  • Autor Kim Bytyci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8B